Si ndikon stresi i vazhdueshëm në shëndetin e syve

15/06/2019 - 09:10

Studimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org mbi ndikimin e stresit në organizëm, sugjerojnë se stresi është shkak por edhe pasojë e humbjes së shikimit.

Kur njeriu humbet shikimin, ai përjeton një nivel të jashtëzakonshëm të stresit mendor.

Në disa raste, një problem i tillë shoqërohet edhe me depresion dhe izolim social.

Natyrshëm, shkencëtarët mendojnë se stresi mund të ketë pasoja të rënda në humbjen e shikimit.

Shkencëtarët që kryen studimin janë pjesë e Institutit të Psikologjisë Mjekësore në Gjermani.

Ata shpjeguan se stresi i vazhdueshëm që rrit sasinë e kortizolit, ndikon në sistemin nervor simpatetik dhe atë vaskular.

Në vazhdimësi, stresi prek shëndetin e trurit dhe syve duke shkaktuar përfundimisht edhe humbjen e plotë të shikimit.

Stresi shkakton dhe përkeqëson problemet me sytë

Shkencëtarët gjermanë arritën në konkluzionin se stresi jo vetëm që është pasojë e humbjes së shikimit, por mund të përkeqësojë problemet me sytë.

Sipas tyre, nëse njeriu çlirohet nga prangat e stresit mund të përmirësojë shikimin dhe madje ta rikthejë atë.

Sjellja e mjekëve ndaj pacientëve ka rëndësi

Shkencëtarët rekomandojnë meditimin, teknikat e menaxhimit të stresit ose këshillimin psikologjik si hapa për rikthimin e shikimit dhe përmirësimin e shëndetit të syve.

Nga ana tjetër, mjekët duhet të përpiqen që të ngjallin pozitivitet dhe optimizëm tek pacientët që vuajnë nga problemet me sytë.

Paralajmërimi që pacientët duhen përgatitur se do të humbasin dritën e syve një ditë, shkakton shumë frikë dhe ankth që përkeqëson ndjeshëm situatën.

Cilat janë problemet që shkakton stresi te sytë 

Në shumicën e rasteve, problemet që shkakton stresi te sytë janë të përkohshme.

Simptomat që shfaqen kur stresi ndikon te shëndeti i syve AgroWeb.org i sjell më poshtë:

Humbje të shikimi periferik;

Ndjeshmëri të lartë ndaj dritës;

Kontraktime të syve;

Përtharje ose lagështi të tepërt te sytë;

Shikim të mjegulluar

Shfaqja e pikave gjatë përqendrimit ose shikimit normal.

Këto simptoma zakonisht zhduken me përfundimin e një situate stresuese.

Nëse këto probleme vazhdojnë, atëherë rekomandohet që të konsultoheni me një mjek okulist.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sikur migrena të mos shkaktonte vuajtje të mjaftueshme, një studim i ri ka zbuluar se personat që përjetojnë dhimbje të madhe koke, janë

Për rritjen e fëmijëve është me shumë rëndësi që ushqimet të zgjidhen sa më të përshtatshme për zhvillimin e tyre mendor,

Dhimbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri.

Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes.

Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat më efikase për uljen e tensionit të lartë të gjakut.

I konsideruar si një super-frut për shkak të vetive të shkëlqyera ushqyese dhe terapeutike, papaja është një frut që mund të ofrojë dhjet

Jeni mbipeshë dhe nuk dini se si të humbisni kilogramët e tepërt?

Ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative.

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm sepse trupi mund të furnizohet me ushqyesit më të nevojshëm për një energji të vazhdueshm