Si ndryshon trupi nëse konsumoni xhenxhefil për 30 ditë

30/11/2020 - 07:49

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit, falë ushqyesve dhe përbërësve bioaktivë që përmban. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në formën e pluhurit. 

Nëse nuk e keni përdorur deri më tani, zbuloni 8 ndryshimet pozitive që i ndodhin organizmit falë konsumit ditor të xhenxhefilit.

Tretja

Përbërësit e xhenxhefilit zbusin irritimin në sistemin tretës. Ato stimulojnë prodhimin e pështymës dhe lëngjeve biliare dhe lehtësojnë lëvizjen e ushqimeve nëpër sistemin tretës. Konsumi i xhenxhefilit përpara vakteve përshpejton përpunimin e ushqimit në stomak dhe përmirëson tretjen me 50 për qind. Çajin e xhenxhefilit mund ta përgatisni duke zier në një gotë ujë 2-3 cm xhenxhefil në feta.

Të përzierat

Nëse përjetoni të përziera, atëherë konsumoni 1 deri në 2 gramë xhenxhefil në ditë.

Dhimbjet

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se konsumi ditor i xhenxhefilit zbut dhimbjet muskulare me 25 për qind.

Sëmundjet e zemrës

Studimet kanë treguar diabetikët që konsumojnë dy gramë xhenxhefil pluhur çdo ditë, shijojnë uljen e nivelit të sheqerit në gjak me 10 për qind. Niveli i lartë i sheqerit në gjak është një faktor madhor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Ulja e kolesterolit

Ekspertët thonë se konsumi ditor i të paktën 3 gramëve xhenxhefil (në formën tuaj të preferuar) mundet të ulë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak.

Inflamacioni

Inflamacioni është përgjegjës për një sërë sëmundjesh që i kanosen organizmit. Më e përhapura është osteoartriti që prek kyçet. Ekspertët shprehen se konsumi ditor i ekstraktit të xhenxhefilit zbut dhimbjet dhe nevojën për të marrë medikamente.

Qelizat e dëmshme

Substancat mirëbërëse të xhenxhefilit janë duke u testuar për rolin e tyre në trajtimet tumoriale. Një studim zbuloi se konsumi ditor i 2 gramëve të ekstraktit të xhenxhefilit, pakëson numrin e molekulave nxitëse të inflamacionit në sistemin tretës.

Shëndeti mendor

Plakja është një proçes që mund të përshpejtohet nëpërmjet një sërë faktorësh siç është inflamacioni kronik apo stresi oksidues. Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se antioksidantët tek xhenxhefili pengojnë reagimet inflamatore të trurit. Konsumi ditor i xhenxhefit përmirëson kujtesën dhe shëndetin e përgjithshëm mendor. Përdoreni xhenxhefilin në gatim ose çaj për 30 ditë për të parë ndryshimin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një udhëzim i Institutit të Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar thotë se mjalti përbën mënyrën më të mirë për të trajtuar kollën ak

Njerëzit që vuajnë nga reumatizma shpesh fajësojnë ndryshimin e stinëve dhe motin e keq për intensitetin e dhimbjeve të tyre.

Presioni i lartë i gjakut apo hipertensioni është një sëmundje shumë e përhapur në të gjithë botën.

Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën.

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut.

Leukemia është një lloj kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut.

Është përsëri dimër, koha kur fillojmë të kërkojmë forcues të imunitetit për të shmangur simptomat e ftohjes.

Karbohidratet jo vetëm që plotësojnë shijen, por janë të domosdoshëm për funksionin normal të organizmin.

Njerëzit që vuajnë nga ndjeshmëria e lartë e dhëmbëve, përballen çdo ditë me dhimbje të forta e të mprehta sa herë që konsumojnë ushqime

Zgjimi në mëngjes me dhimbje koke, është mënyra më e keqe për të nisur ditën.