Si të dalloni nëse pula që blini është e skaduar

02/07/2019 - 10:40

Informaliteti në sektorin e prodhimit të mishit të pulës në vend është i lartë sipas Institutit Evropian të Statistikave, Eurostat.

Të dhënat e Eurostat të publikuara më herët këtë vit tregojnë se shqiptarët konsumojnë zyrtarisht vetëm 1.6 kg mish pule për frymë në vit.

Mesatarja e konsumit të mishit të pulës në vendet e Bashkimit Evropian është 29 kg për frymë në vit.

Sasia e prodhuar e mishit të pulës nga thertoret dhe pularitë e regjistruara përgjatë vitit 2018 ishte thuajse 5000 ton ose në rënie me 6.8 përqind në terma vjetorë.

Natyrisht në këto statistika nuk rezultojnë të dhënat e thertoreve të vogla të cilat tregtojnë mishin e pulës në mënyrë jo formale, gjë që nxjerr në pah problemin madhor të sigurisë ushqimore.

Ekspertët e Shërbimit të Sigurisë Ushqimore në Departamentin Amerikan të Bujqësisë kanë publikuar një listë këshillash për konsumatorin që të jetë në gjendje të përcaktojë nëse mishi që blen është i mirë apo i skaduar.

Mënyrat për dallimin e freskisë së mishit të pulës janë tepër të thjeshta.

Ruajtja afatgjatë në frigorifer

Ekspertët paralajmërojnë se mishi i pulës duhet konsumuar një ose dy ditë pas blerjes.

Mishi që qëndron në frigorifer për një periudhë shumë të gjatë, ose mbi një vit humbet cilësinë dhe ka tendencën të thahet.

Ndaj nëse blini mish pule përpiquni ta dalloni sa kohë ka qëndruar në ngrirje ose në frigorifer.

Tjetërsimi i aromës

Nëse pula që bleni në treg ka një lëkurë të ngjitshme, të rrëshqitshme dhe me aromë të çuditshme, atëherë më mirë hidheni në plehra.

Këto janë shenjat parësore që tregojnë cilësinë e mishit të pulës dhe jo vetëm.

Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës së mishit të pulës

Mishi i pulës mund të ndryshojë ngjyrë herë pas here.

Ndodh që lëkura nxihet ose zbehet si pasojë e ekspozimit të substancave të saj ndaj oksigjenit.

Ngjyra tjetërsohet edhe nga ngrirja.

Por për sa kohë ndryshimi i ngjyrës nuk shoqërohet me shenjat e përmendura më lart, atëherë mishi i pulës është i sigurt për konsum dhe nuk është i skaduar.

Kujdes me të verdhën

Ka amvisa që besojnë se nëse mishi i pulës ka nuanca të verdha sidomos te gjymtyrët, atëherë mishi është shumë i mirë.

Megjithatë, ka ekspertë që besojnë se shumë kompani të prodhimit të mishit të pulës përdorin një tretësirë boje të verdhë ku e zhysin mishin e pulës që të marrë ngjyrë.

Një bojë e tillë është e rrezikshme për shëndetin sepse përdoret për të ngjyrosur lëkurën dhe produktet e drurit.

Ndërkohë që amvisat besojnë se pula të tilla kanë një shije më të mirë dhe se janë ushqyer me misër, e vërteta qëndron krejt ndryshe në disa raste./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Hithra rekomandohet për trajtimin e disa sëmundjeve dhe është një nga bimët natyrale medicinale më të zakonshme.

Është makthi i shumë prindërve, megjithatë ky fenomen nuk prek vetëm fëmijët.

Alkooli është droga më e rrezikshme për shëndetin e njeriut, më i rrezikshëm edhe se llojet më të forta të drogave të tjera si kokaina, h

Trupi ynë akumulon toksina pasi ne jemi vazhdimisht duke u ekspozuar në ditët e sotme drejt tyre nëpërmjet ushqimit, kimikateve, ndotjes

Thinjat mendohet të jenë treguesi kryesor i plakjes, por jo domosdoshmërisht flokët e bardha apo gri nuk do të thonë gjithmonë se ju po p

Kanceri dhe shumë sëmundje të tjera mund të zbulohen nga një teknologji revolucionare që pritet të hyjë në përdorim pas dy viteve.

Ndjesia më e mirë e ditëve të nxehta është kur pi një gotë me ujë të ftohtë.

Një nga problemet më të zakonshme që hasen në verë është padyshim dehidratimi, i cili evitohet vetëm përmes konsumit të shumë lëngjeve.

Qumështi është një nga produktet më të konsumueshme të bulmetit.