Të dobësohesh duke shfrytëzuar orën e ushqimit. Një studim britanik vërteton se thjesht duke modifikuar oraret e vakteve, mund të ndikojë dukshëm në reduktimin e masës dhjamore në trup. Sipas revistës shkencore ‘The Journal Of Nutritional Sciences’, duke shtyrë orarin e konsumimit të mëngjesit dhe duke përshpejtuar orarin e darkës me 90 minuta pa ndryshuar aspak regjimin ushqimor, mund të ketë një efekt të jashtëzakonshëm mbi peshën trupore.

Llogaritet që më këto orare brenda 10 javësh mund të humbasim dyfishin e pjesës dhjamore trupore në krahasim me ata që nuk respektojnë këto orare.

Sipas kërkuesve britanikë, orari i vakteve duket se influencon dukshëm metabolizmin e individëve, por jo vetëm. Ndikon madje edhe në reduktimin e ushqimit të konsumuar.

Studimi është i rëndësishëm pasi vë në dukje që mjafton një ndryshim i vogël në oraret e ushqyerjes për të pasur rezultate dhe benefite pozitive për trupin tonë.

Klan Plus