Sado e çuditshme të duket, një nga terapitë më të thjeshta, më të lira, më të shëndetshme dhe më të dobishme është ajo me bazë ujin: hidroterapia konsiston në përdorimin e ujit, në temperatura të ndryshme, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të marrë përfitime shëndetësore.

Në këtë artikull ne rendisim disa teknika shumë të thjeshta për të përmirësuar qarkullimin dhe për të marrë përfitime kundër problemeve të ndryshme shëndetësore, nga dhimbja e kokës deri te celuliti dhe venat me variçe.

Dhimbje koke dhe inflamacion

Zhytja e këmbëve në ujë të nxehtë është një nga mjetet më të mira relaksuese, në gjendje të lehtësojë dhimbjen e kokës dhe migrenës dhe të zvogëlojë ënjtjen e këmbëve. Shtimi i sodës së bukës ose kripës së trashë mund të rrisë përfitimet.

Venat varikoze dhe celuliti

Thjesht hidhni ujë të ftohtë në këmbët tuaja, duke i masazhuar nga poshtë lart për disa minuta për të stimuluar qarkullimin, për të parandaluar akumulimin e lëngjeve në gjak dhe për të trajtuar venat me variçe dhe celulitin.

Qetësimi i rrahjeve të zemrës

Thjesht lani sytë me ujë të ftohtë për të qetësuar rrahjet e zemrës. Gjithashtu edhe një enë me ujë të ftohtë në zonën e zemrës mund të ndihmojë. /Revista Psikologjia