Si të pastroni mëlçinë me lëngun e freskët të panxharit

29/08/2019 - 10:05

Mëlçia luan një rol shumë të rëndësishëm në pastrimin e organizmit nga toksinat.

Megjithatë, funksioni detoksifikues i saj është në varësi të ushqyerjes dhe regjimit që ndjek njeriu, por edhe nivelit të aktivitetit fizik dhe mjedisit.

Në momentin që toksinat bëhen të papërballueshme për mëlçinë, ato akumulohen në inde dhe në organe duke ndikuar seriozisht në shëndet.

Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e ushqyerjes me produktet e duhura për të ndihmuar mëlçinë në pastrimin e organizmit nga toksinat.

Si të pastroni mëlçinë me lëngun e panxharit

Lëngu i panxharit është i jashtëzakonshëm për shëndetin.

Ai është shumë i pasur me vlera dhe ushqyes që e lehtësojnë punën e mëlçisë.

Për një efekt shumë më të mirë pastrues, ekspertët rekomandojnë kombinimin e lëngut të panxharit me karota, mollë të kuqe, barishte, xhenxhefil dhe limon.

Panxhari dhe karrota përmbajnë shumë flavonoidë dhe vitaminë A.

Mollët përmbajnë pektinë që lehtësojnë pastrimin e organizmit nga toksinat dhe nxjerrjes së tyre nëpërmjet sistemit tretës.

Kale është një nga barishtet më efikase për detoksifikimin.

Kjo barishte përmban klorofil bimor që pastron gjakun nga toksinat.

Xhenxhefili është efikas kundër problemeve me tretjen, ndërsa limoni ofron sasi të mëdha të vitaminës C e cila gjithashtu ka efekt pastrues.

Si të përgatisni lëngun e shëndetshëm për pastrimin e mëlçisë nga toksinat

Për përgatitjen e këtij lëngu ju nevojiten:

3 karota të lara e të qëruara,

1 panxhar i qëruar,

2 mollë të kuqe të lara dhe të prera,

6 gjethe kale,

Një copë e vogël xhenxhefili,

Gjysmë limoni të qëruar.

Nëse nuk keni shtrydhëse frutash mund të përdorni një mikser.

Atë duhet ta mbushni me një ose dy gota me ujë dhe më pas të shtoni të gjitha frutat e perimet e përmendura më lart.

Përziejini mirë deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm e pa kokrra.

Më pas lëngun mund ta kulloni nëpërmjet një nape pambuku dhe ta servirni me akull.

Këtë lëng mund ta konsumoni edhe përditë për shëndetin e gjithë organizmit./Agroweb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes.

Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat më efikase për uljen e tensionit të lartë të gjakut.

I konsideruar si një super-frut për shkak të vetive të shkëlqyera ushqyese dhe terapeutike, papaja është një frut që mund të ofrojë dhjet

Jeni mbipeshë dhe nuk dini se si të humbisni kilogramët e tepërt?

Ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative.

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm sepse trupi mund të furnizohet me ushqyesit më të nevojshëm për një energji të vazhdueshm

Sipas një studimi të zhvilluar në Japoni, është zbuluar se ngrënia e kërpudhës mund të ketë zvogëluar rrezikun nga kanceri i prostatës.

Shkaku i krijimit të varësisë nga kokaina është një gen.

Siç e dimë me fillimin e shtatorit fillojnë edhe punët tona profesionale për të rriturit dhe shkollat për fëmijët por këto shoqërohen me