Si të përdorni Aloe Verën për shëndetin e dhëmbëve

25/10/2020 - 10:40

Vetitë e mrekullueshme të aloe verës në trup janë të mrekullueshme dhe të gjithanëshme. Kjo bimë e veçantë, është një anti inflamator shumë i vlefshëm për organizmin dhe një burim antioksidantësh. Për këto arsye përdorimet e saj mund ti hasni gjatë gjithë kohës si në kujdesin e jashtëm të trupit ashtu edhe për të gjithë organizmin.

Në artikullin e sotëm AgroWeb.org ju tregon se si ta përdorni fare lehtë për dhëmbë të shëndetëshëm. Kjo zgjidhje do të jetë një shpëtim i vërtetë sidomos për të gjithë ata që kanë probleme me mishrat e dhëmbëve apo acarime të tjera orale.

Kur duhet të tregoni kujdes

Pjesa e gojës është ndër më delikatet dhe të bezdisshmet nëse nuk është në formën e saj më të mirë. Nëse ndjeni dhimbje të vazhdueshme, fryrje apo acarim të gojës do të thotë se ndonjë faktor apo bakter i keq po j’ua shkakton këtë. Në këtë problem shumë shqetësues, lëngu i aloe verës mund t’ju ndihmojë. Lëngu dhe xheli i kësaj bime jo vetëm që do t’ju qetësojnë acarimet e mëparshme, por do të parandalojnë edhe krijimin e baktereve të tjera të këqija.

Ekspertët thonë se, përdorimi i aloe verës ka treguar se është një sukses i vërtetë për të gjithë ata që vuajnë nga gingivet, perodontiti apo irritime të momentit. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, ku morën pjesë 15 persona që vuanin nga perodontiti. Të gjithë pjesëmarrësit treguan shenja përmirësimi, pas shpëlarjes së gojës me xhelin e aloes për disa kohë me radhë. Kjo pasi vetitë e saj anti inflamatore arrinë të qetësojnë dhimbjet dhe irritimet në shumë pak kohë.

Si ta përdorni

Përdorimi i xhelit të aloe verës si një mjekim për dhëmbët tuaj është më i thjeshtë nga sa mendoni. Mjafton të konsumoni rregullisht lëng aloe apo të lyeni pjesën delikate të mishrave të dhëmbëve me xhelin e kësaj bime. Mënyrën e sakte të përgatitjes së këtij lëngu e gjeni duke klikuar këtu.

Gjithashtu mund të përdorni edhe produkte të cilat e përmbajnë këtë bimë. Shumë nga pastat e dhëmbëve që shiten në farmaci mund t’ju ofrojnë të njëjtat vlera të aloes. Këto produkte është mirë t’i përdorni çdo ditë derisa të shikoni që dhëmbët tuaj janë më të shëndetshëm.

Jo të gjithë mund ta përdorin

Përtej vlerave që kjo bimë ka, jo të gjithë mund të përfitojnë prej saj. Ekspertët theksojnë se personat me diabet të cilët marrin mjekime për sëmundjen nuk mund ta konsumojnë lëngun e aloes. Kjo për shkak se kjo bimë e ul shumë nivelin e sheqerit në gjak e në bashkëpunim me medikamentet, mund të kthehet në një problem të vërtetë. Gjithashtu për gratë shtatzëna apo lehonë është e këshillueshme të konsultoheni me mjekun tuaj para përdorimit. Kjo për të parandaluar ndonjë alergji të mundëshme nga bima e aloe verës. Nëse këtë bimë do ta përdorni për herë të parë, sigurohuni të bëni një test në lëkurë për të parë nëse jeni alergjik. Përtej këtyre, aloe vera mund t’ju ofrojë një mori shërbimesh e vlerash të tjera, të cilat i gjeni duke klikuar këtu./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë.

Përdorimi i maskave është bërë një pjesë integrale e jetës sonë që kur pandemia pushtoi botën.

Nuk ka rëndësi në cilën pjesë të vitit ndodhemi apo si doni të dukeni, ndjesia e fryrjes së organizmit nuk është kurrë e këndshme.

Nuk mund ta mohoni: Ju nuk jeni më njësoj siç keni qenë në të 20-tat tuaja. Dhe kjo nuk lidhet me faktin që ju jeni më të pjekur.

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë.

Lëngu amniotik është një ndër pjesët ndërtuese të ‘strehës’ së bebit në barkun e nënës.

Një studim i ri shkencor, ka treguar se shpëlarja e gojës, mund të çrrënjosë koronavirusin brenda 30 sekondave nga ekspozimi ndaj tij në

Produktet e freskëta dhe me lëng mund të duken si një mundësi e shkëlqyeshme për t’i konsumuar gjatë ditëve të dimrit, megjithatë, duhet

Një studim i publikuar në New York Times, ka trajtuar situatën fizike të njerëzve pasi kalojnë Covid-19.

Idea e të ushqyerit shëndetshëm për disa njerëz nënkupton se duhet të heqin dorë nga shija.