Si të veproni kur ndiheni të lodhur dhe pa energji

26/06/2020 - 22:58

Është e natyrshme që çdo individ të kalojë emocione të ndryshme, kur përballet me sfida të reja çdo ditë. Mund të ndodhë që ndërsa në disa ditë mund të ndjeheni pozitivë, në ditë të tjera, mund të ndjeheni të rrethuar nga një re negativiteti dhe dyshimi.

Në këto ditë, kur mendja po ndihet veçanërisht e lodhur dhe tepër rrëmujë, mund të provoni disa teknika të thjeshta për ta bërë veten të ndjeheni pak më mirë. Sipas ekspertëve këto aktivitete garantojnë përmirësim të gjendjes shpirtërore.

Kujdesi për veten është shumë i rëndësishëm. Nëse ndiheni pa humor,  mund të shihni filmin tuaj të preferuar, për të rifituar energjitë e nevojshme për pjesën tjetër të ditës.

Merrni pak kohë për veten për t’u qetësuar edhe në mes të një dite të ngarkuar.

Kur filloni dhe ndjeheni pak më mirë filloni të përgatitni ushqimin tuaj të preferuar. Kur nuk ndjeheni mirë, ushqimi mund të jetë ilaçi i duhur. Këshillohet që nëse mundeni të gatuani për gjithë familjen, pasi gatimi konsiderohet të jetë një aktivitet mjaft relaksues dhe që i jep mendjes tuaj paqe.

Kur ndjeheni negativë dhe të vetmuar mund të telefononi familjen tuaj dhe të flisni me ta. Ose mund të komunikoni me miqtë tuaj dhe të organizoni diçka së bashku.

Nëse po kaloni një ditë jo të mirë, mundohuni të qëndroni larg mediave sociale. Postimet e individëve të tjerë mund të ndikojnë në gjendjen tuaj emocionale, duke e përkeqësuar atë.

Planifikoni për të ardhmen edhe nëse tani mund të duket e pasigurt. Gjërat do të përmirësohen dhe kur ato të ndodhin, do të duhet të vendosësh planet e tua në zbatim. Mos hiq dorë nga pasionet dhe ëndrrat./ Revista Psikologji

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Efektet e sëmundjes së ndotjes së ajrit janë të njohura gjerësisht dhe konsiderohen si një shkaktar kryesor edhe për mjaft probleme në sh

Pyetja më e zakonshme që kanë prindërit e rinj për fëmijët e tyre, është sesa qumësht duhet të pinë.

Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë

Mjaft konsumatorë preferojnë t’i nxjerrin farat e rrushit, madje të tjerë nuk konsumojnë as lëkurën e këtyre kokrrave.

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur mustaqet e misrit që në lashtësi, sepse kanë besuar fort se këto fije të holla, në dukje të rëndom

Është koha që fytyra juaj të përballet me faktet, kjo nuk është një kohë e mirë për lëkurën.

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.

Shalqiri dhe pjepri janë dy nga frutat e verës që të gjithë i preferojnë, të shijshëm e me vlera ushqyese.

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit.