Si trajtohen venat varikoze të këmbëve

Postuar: 15/06/2017 - 12:50

Elida Mici, kirurge flebologe

Venat varikoze janë zgjerime të qëndrueshme të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, të shoqëruara nga dëmtimi i valvulave dhe rikthimi i gjakut venoz.

Shkaku i vërtetë i kësaj patologjie nuk është identifikuar ende, por publikime të shumta tregojnë që radikalet e lira ose të paktën prania e tepërt e tyre luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes së venave, duke dëmtuar strukturën e paretit venoz.

Kjo shpjegon rolin e substancave antioksiduese, si flavonoidet dhe vitaminat E dhe  C në përmirësimin e klinikës së kësaj sëmundje.

Faktorët favorizues

Trashëgimia është një ndër faktorët kryesor në shfaqen e kësaj sëmundjeje. Nëse të dy prindërit vuajnë nga varikoza, mundësia për të pasur varikozë edhe fëmija është 95%.

Faktorë të tjerë janë: barrat, profesioni (i lidhur me pozicionin e punës, ngritjen e peshave të rënda) mbipesha ose rëniet e menjëhershme nga pesha, duhani etj.

Përsa i përket moshës së shfaqjes së kësaj sëmundjeje tek fëmijët ose adoleshentët, ende sot është një realitet i neglizhuar.

Autorë të shumtë këmbëngulin në aspektin heriditar, trashëgiminë, në transmetimin e sëmundjes së varikozës, duke bërë që ajo të shfaqet sa më herët.

Mjekimi i venave të varikozuara

Metodat e trajtimit të insufiçencës së venave të varikozuar janë: kirurgjia, skleroterapia, lazeri, radiofrekuenca etj.

Sot në botë ka gjetur përhapje të gjerë skleroterapia me shkumë skerozante, duke mjekuar të gjitha format e venave varikoze dhe cilësuar si standard i lartë ku në 10 të sëmurë 8 trajtohen me skleroterapi.

Kjo për disa arsye:

– e lehtë në aplikim, kryhet në kushte ambulatore,  pa anestezi lokale

– pasi kryhet,  pacienti vazhdon aktivitetin normal

– ka kosto të ulët

– aplikohet sa herë lind nevoja, nuk ka kufi, duke qenë sëmundje evolutive me origjinë të panjohur.

Çfarë është skleroterapia?

Është një teknikë e trajtimit të sëmundjes së varikozës dhe realizohet nëpërmjet injektimit të një produkti sklerozant në formën e shkumës në brendësi të venës së dëmtuar. Realizohet me disa seanca, në bazë të segmenteve të dëmtuara të venave të varikozuara. /shendeti.com.al/ 
 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Vuani nga krahët e shëndoshë dhe të varur?

Të gjithë e dinë se frutat dhe perimet janë ndër ushqimet që konsumohen më së shumti, por përmbajnë pesticide. 

Stresi shkakton shumë të këqija në trupin tonë, përfshirë këtu dhe rritjen e nivelit të presionit të gjakut.

   Bota jonë moderne është e mbushur me sëmundje, rreziqe të shumta shëndetësore derisa kanceri është padyshim një nga sëmundjet që i fri

   Kërkesat e rritura të jetës së përditshme mund të ndikojnë në sistemin imunitar në dimër, duke na bërë më të ndjeshëm ndaj infeksionev

Hudhra është një nga përbërësit më popullorë të çdo kuzhine në botë. Ajo ndez shijet e recetave nga më të ndryshmet.

Rënia e flokëve dhe thinjat e parakohshme tek meshkujt nën moshën 40 vjeçare, janë një faktor rreziku për sëmundje të zemrës më shumë se

Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta përkeqësojnë situatën.

Panxhari i kuq është një nga perimet më të mira shqiptare dhe kultivohet gjerësisht në tokat më pjellore të vendit.

Kërcimi është një aktivitet i këndshëm që ju ndihmon të qëndroni fizikisht të shëndetshëm dhe të shprehni ndjesitë.