Sot, Dita Botërore e Ushqimit. Çfarë duhet të dini

16/10/2019 - 09:41

Dita Botërore e Ushqimit kremtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) çdo vit në datën 16 tetor (datë kur u krijua FAO në 1945-n).

Kjo ditë organizohet që prej 1981-shit dhe synon të sensibilizojë politikëbërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve.

Çdo vit, tema është e ndryshme, por gjithnjë ka për qëllim të sensibilizojë në drejtim të përmbushjes së Objektivave të mijëvjeçarit për zhdukjen e urisë dhe varfërisë, si dhe uljen e vdekshmërisë dhe përmirësimin e shëndetit mes fëmijëve.

Njihet botërisht roli i ushqyerjes në shëndetin e individit gjatë gjithë ciklit të jetës, duke filluar nga periudha e parakonceptimit të fëmijës e deri në pleqëri. Sa më herët të fillohet zbatimi i praktikave të rekomanduara të ushqyerjes, aq më i shëndetshëm do të jetë individi gjatë gjithë jetës.

Ushqyerja e ekuilibruar dhe e përshtatshme e kombinuar me aktivitet fizik të rregullt, janë guri i themelit për një shëndet të mirë dhe njëherësh mjete shumë efikase për parandalimin e shumë sëmundjeve dhe për trajtimin e disa të tjerave.

Sigurimi i një ushqyerje të shëndetshme dhe të sigurt gjatë viteve të para të jetës ka përfitime për gjithë jetën. Kequshqyerja ndodh kur trupi nuk merr sasinë e nevojshme të energjisë (kalorive), proteinave, karbohidrateve, yndyrave, vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera të nevojshme për të mbajtur të shëndetshëm organizmin dhe për funksionimin e mirë të tij.

Kequshqyerja te foshnjat dhe fëmijët e vegjël është një faktor kyç themelor jo vetëm për vdekshmërinë foshnjore dhe femërore, por ndikon edhe te zhvillimi fizik dhe mendor në moshë shumë të re.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mollët, luleshtrydhet dhe disa fruta të tjera janë shumë të shëndetshme për organizmin.

Një nga regjimet më të shëndetshme për organizmin është padyshim ajo Mesdhetare.

Lënia e shisheve të ujit në makinën tuaj, sidomos gjatë verës, është një ide e keqe, sepse kimikatet nga plastika mund të rrjedhin në uji

Shumë amvisa teksa qerojnë thelpinjtë e hudhrave hedhin në kosh lëkurat.

Mjegullimi i trurit nuk është një gjendje mjekësore.

Fëmijët e ekspozuar ndaj ekraneve (televizor, tablet, smartphone, kompjuter) në mëngjes, para shkollës, janë tri herë më të prirur për të

Kafeina është një stimulues i fortë për trurin.

Aktiviteti fizik edhe kur jemi me grip ka efekte pozitive mbi shëndetin.

Meningjiti është një inflamacion i membranave (meninges), që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore.

Këshillat për rëndësinë e gjumit janë të lashta sa vetë koha.

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga gjumi janë të panumërta.