Studim, gjumi i tepërt është i dëmshëm

25/03/2015 - 10:57

25 mars 2015 - Të gjithë e dimë se gjumi i pakët është i dëmshëm. Sipas doktorëve, kur fle pak ndihesh i lodhur, nervoz dhe mund të shkaktojë obezitet, presion të lartë të gjakut, diabet dhe sëmundje të zemrës.

Por, edhe gjumi i tepërt ka problemet e tij. Kërkimet e 10 viteve të fundit tregojnë se të rriturit që zakonisht flenë më pak se gjashtë orë ose më shumë se tetë orë, janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme se sa ata që flenë gjashtë deri në tetë orë.

Profesor, Franco Cappuccio nga Universiteti Warwick në Angli, ka analizuar 16 studime, në të cilët kanë marrë pjesë mbi 1 milion njerëz. Ai i ka ndarë ato në tre grupe:

1. ata që thonë se flenë më pak se gjashtë orë

2. ata që thonë se flenë gjashtë deri në tetë orë dhe

3. ata që thonë se flenë më shumë se tetë orë.

Analiza e Cappuccio-s tregon se tek ata që flenë më pak se gjashtë orë vdekja është 12% më e lartë krahasuar me atë që flenë nga gjashtë deri në tetë orë. Ndërsa, për ata që flenë më shumë se tetë orë vdekja është 30% më e lartë në të njëjtin krahasim.
Cappuccio thekson se njerëzit që flenë shumë mund të jenë në depresion ose përdorin pilula për gjumë.

Por, numri i duhur i orëve të gjumit, sipas Universitetit të Masashutes, është shtatë. Megjithatë, nëse flini më shumë dhe ndiheni mirë, atëherë nuk ka asnjë problem pasi nuk ka asnjë të dhënë se pushimi apo disa orë më tepër gjumë të vrasin.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.

Shalqiri dhe pjepri janë dy nga frutat e verës që të gjithë i preferojnë, të shijshëm e me vlera ushqyese.

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitamin

Plakja dhe efektet e saj (duke përfshirë ndjeshmërinë e ulët, shëndetin e dobët të dhëmbëve, humbjen e kujtesës, shikimit dhe dobësimin e

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë

Lëngu i mishit është i këndshëm në shije por edhe shumë i shëndetshëm dhe shërues për organizmin.

Fiqtë e freskët, kur krahasohen me homologët e tyre të tharë, janë më të ulët në kalori dhe përmbajtje sheqeri, gjë që i bën ata një alte

Pagjumësia është një problem shëndetësor që shkakton shumë telashe në organizëm.