Studimet për demencën: Presioni i ulët i gjakut e shton më tepër rrezikun

02/10/2019 - 18:36

Rënia e funksioneve te trurit është një fenomen që njehsohet shumë me plakjen. Njerëzit e konsiderojnë pjesë të pashmangshme të imit në moshë, e që con drejt demencës, por nuk është patjetër kështu. Tek mjaft njerëz, nuk lidhet patjetër me vitet qe mbajnë mbi shpine. Studimet klinike që kanë ndjekur individë të caktuar përgjatë vitesh të tëra dalin në përfundimin se presioni i ulët kronik i gjakut e shton ndjeshëm rrezikun e demencës.

Një hulumtim i publikuar në 2017 ndoqi më shumë se 24,000 njerëz deri në 27 vjet. Studimi tregoi se tensioni I ulet është praktikisht një parashikues i rënies konjitive dhe probabilitetit te zhvillimit të demencës.

Kjo ndodhte pavarësisht moshës, gjinisë, peshës, statusit kardiovaskular, gjendjes së veshkave apo diabetit. Ky lloj tensioni shoqërohet me ulje të rrjedhës së gjakut në tru kur një individ është ulur apo qëndron në këmbë.

Shumë studiues besojnë se rrjedhja e pamjaftueshme e gjakut në tru luan një rol kritik në zhvillimin e demencës, Alzheimerit dhe ndoshta edhe sëmundjes së Parkinsonit. Disa madje thonë se mund të luajë rolin kryesor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Frutat e thata janë të pasura më shumë vlera ushqyese.

Bananja mund të konsiderohet si një frut i nënvlerësuar në krahasim me frutat e tjera ekzotike, të cilat janë kthyer në trend.

Ilaçi "Ibuprofen" në fillimin e pandemisë shkaktoi polemika sepse sugjerohej se rëndonte infeksionin e koronavirusit te të sëmurët.

Pavarësisht dëmeve dhe problemeve që sjell në shëndet pirja e duhanit, shumë individë e kanë të vështirë të largojnë varësinë që kanë pre

A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës?

Shumë individë ndjekin dietën me një sasi të ulët të kalorive gjatë ditës, për të humbur peshë.

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton.

Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres.

Në moshën e tretë, njerëzit kanë nevojë për më pak kalori, duke qenë se nuk janë më aktivë fizikisht dhe metabolizmi është i dobësuar.

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë, sidomos në verë.