Studimi: Biçikleta ul rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës

Postuar: 20/04/2017 - 13:17

Nëse dëshironi të jetoni më gjatë, të ulni rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, atëherë bëni mirë të përdorni sa më shumë biçikletën.

Studimi më i madh mbi këtë çështje lidh përdorimin e dy-rrotakut me uljen me pothuajse 50 për qind të rrezikut të prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

“BBC’ thotë se studimi 5-vjeçar, ku u përfshirë 250 000 britanikë, po ashtu tregoi se ecja kishte shumë të mira në krahasim me përdorimin e shërbimit publik apo makinën personale.

Skuadra që kreu studimin në Glasgow tha se të shkuarit në punë me biçikletë nuk kërkonte vullnet të madh pasi bëhej pjesë e përditshmërisë, ashtu sikurse edhe palestra.

Studimi 5-vjeçar, i publikuar edhe në “British Medical Journal”, krahasoi njerëzit që kishin një udhëtim aktiv me ata që kishin udhëtim statik.

Në total, 2430 e atyre që ishin pjesë e studimit vdiqën, 3748 u diagnostikuan me kancer dhe 1110 vuanin nga sëmundje të zemrës.

Por, përgjatë kohës së studimit, përdorimi i rregullt i biçikletës e ulte rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 41%, rrezikun e prekjes nga kanceri me 45 % dhe rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës me 46 %.

“Këto janë prova të qarta se kush udhëton në mënyrë aktive, veçanërisht me biçikletë, kishte më pak rrezik të prekej nga sëmundjet”, tha për “BBC News” Jason Gill, një prej shkencëtarëve të studimit. /tvklan.al/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Doktoresha Arjana Rreli prej 30 vjetësh punon si mjeke psikiatre, nga të cilat 8 vjet në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor numër

   Shkencëtarët kanë zbuluar rrezikun e atakut kardiak nga përdorimi i disa ilaçeve të zakonshme që përdorin kundër dhimbjeve.

Antidepresantët janë shumë efikasë dhe duhet të jepen me recetë për miliona njerëz që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, deklarojnë

Nëse vuani nga shikimi, si dhe keni një kujtesë të dobët, ky shkrim do t’ju njohë me një shurup që ju vjen në ndihmë.

Shumë njerëz mund të konsumojnë ushqimin që ka mbetur nga dreka ose darka për herë të dytë apo të tretë.

Vrapimi mund të jetë përgjigja për të vrapuar në kujtesën tuaj pasi kërkimet e reja zbulojnë se forcon sinjale në tru.Vrapi ka qenë prej

Ecja me fëmijën tuaj është një nga gjërat më të bukura kur bëhesh prind.

Një dietë detoks mund të ketë motive të ndryshme por e përbashkëta janë përfitimet prej saj.

   Duar të ftohta nënkuptojnë një zemër të ngrohtë, siç thotë një proverbë.

"Cuticles" janë rritje të vogla të lëkurës, por ato mund të shkaktojnë dhimbje të madhe dhe veçanërisht bezdisje.