Studimi: Për çdo orë vrap, mund të jetoni shtatë orë më shumë

31/05/2019 - 07:52

Studimet e fundit kanë treguar se vrapimi jo vetëm shërben për të mbajtur formën e trupit, por edhe për zgjatjen e jetëgjatësisë.

Sipas studimit të ri nga Universiteti Shtetëror i Iowa-s, vrapimi për vetëm një orë mund t’ju zgjasë jetën deri në shtatë orë.

Kjo do të thotë se personat të cilët vrapojnë, rregullisht jetojnë përafërsisht tre vite më gjatë se personat të cilët nuk vrapojnë dhe kjo mbetet e vërtetë edhe nëse konsumojnë alkool, duhan apo janë mbipeshë.

Hulumtuesit pohojnë se vrapimi për 60 minuta në javë është mënyra më efektive për zgjatjen e jetëgjatësisë. Pra, nuk ka fare rëndësi se sa gjatë apo sa shpejt vraponi, dhe gjithashtu rreziku i vdekjes së parakohshme reduktohet deri në 40 për qind sapo të filloni vrapin.

Në krahasim me këto shifra, ecja dhe çiklizmi e zvogëlojnë atë rrezik me 12 për qind.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat më efikase për uljen e tensionit të lartë të gjakut.

I konsideruar si një super-frut për shkak të vetive të shkëlqyera ushqyese dhe terapeutike, papaja është një frut që mund të ofrojë dhjet

Jeni mbipeshë dhe nuk dini se si të humbisni kilogramët e tepërt?

Ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative.

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm sepse trupi mund të furnizohet me ushqyesit më të nevojshëm për një energji të vazhdueshm

Sipas një studimi të zhvilluar në Japoni, është zbuluar se ngrënia e kërpudhës mund të ketë zvogëluar rrezikun nga kanceri i prostatës.

Shkaku i krijimit të varësisë nga kokaina është një gen.

Siç e dimë me fillimin e shtatorit fillojnë edhe punët tona profesionale për të rriturit dhe shkollat për fëmijët por këto shoqërohen me

Kanceri po tejkalon sëmundjet kardiovaskulare dhe po kthehet në shkakun kryesor të vdekjes.