Studimi i fundit: Gjatë shtatzënisë, COVID-19 sulmon placentën

23/05/2020 - 15:58

Prova të dëmtimit të placentës, organit që vepron si zorrë, veshkë, mëlçi dhe mushkëri për një fetus gjatë shtatzënisë u gjetën në një studim mjekësor mbi 16 gra shtatzëna, të cilat rezultuan pozitive me COVID-19.

Ekzaminimet patologjike të përfunduara menjëherë pas lindjes gjetën prova të rrjedhjes së pamjaftueshme të gjakut nga nëna te fetusi dhe mpiksje gjaku në placentë. Kjo mund të ndërhyjë në rolin që ka placenta në shpërndarjen e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese nga rrjedha e gjakut të nënës te fëmija që rritet dhe largon produktet e mbeturinave nga gjaku i foshnjës.

“Nuk janë për t’u alarmuar, por janë gjetje që më shqetësojnë”  tha Dr. Emily Miller, bashkëautor i studimit të botuar të premten.

Pavarësisht se kanë vëzhguar vetëm 16 gra, autorët thanë se studimi është ekzaminimi më i madh i shëndetit të placentave te gratë e testuara pozitive për Covid-19 të bërë deri më tani.

“Unë nuk dua të nxjerr përfundime gjithëpërfshirëse nga një studim i vogël, por kjo pamje paraprake sesi Covid-19 mund të shkaktojë ndryshime në placentë mbart disa implikime mjaft domethënëse për shëndetin e një shtatëzënieje,” tha Miller, një profesor ndihmës i obstetrikë dhe gjinekologji në Universitetin Veriperëndimor Feinberg Shkolla e Mjekësisë.

Tani e tutje duhet të ndryshojmë mënyrën sesi duhet të monitorojmë gratë shtatzëna tani”, tha Miller. Kjo mund të bëhet duke testuar dërgimin e oksigjenit në placentë gjatë shtatëzanisë dhe ndjekjes së rritjes së bebes në fetus përmes ultrazërave.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës?

Shumë individë ndjekin dietën me një sasi të ulët të kalorive gjatë ditës, për të humbur peshë.

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton.

Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres.

Në moshën e tretë, njerëzit kanë nevojë për më pak kalori, duke qenë se nuk janë më aktivë fizikisht dhe metabolizmi është i dobësuar.

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë, sidomos në verë.

Edhe një pjesë shumë e madhe pacientësh me një formë të lehtë të COVID-19 zhvillojnë antitrupa, të cilët më pas mund t’i imunizojnë për d

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Mjekja alergologe, Mira Xhixha, shpjegoi këtë të hënë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, simptomat që dallojnë alergjitë e pranverës nga