Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Studimi: Maska ndikon në uljen e rasteve të Covid-19

06/03/2021 - 08:48

Një studim i bërë se fundmi nga Qendrat Amerikane të Sëmundjeve Kontrolli dhe Parandalimit tregon se në vendet ku qeveria ka kërkuar me detyrim mbajtjen e maskës rastet me Covid janë ulur shumë. Ndërkohë ne vendet ku ka masat janë më lira rastet janë shtuar shumë.

Studimi i botuar sot tregon ritmet e rritjes së rasteve Covid-19 dhe vdekjeve para dhe pasi u vendos mbajtja e maskës me detyrim që në dhjetor të vitit 2020. Studiuesit zbuluan se, nga 31 dhjetorit deri në 1 mars në vendet ku maska ishte me detyrim kishte një rënie me 0.5% të rasteve 20 ditë pas vendosjes së masës.

Ndërkohë 100 ditë më vonë masa e rënies së rasteve ishte me 1.8%. Po ashtu pati një ulje me 0.7% të rasteve të vdekjeve në 20 ditë e para dhe 1.9% pas 100 ditëve.

Nga ana tjetër në vendet ku restorantet ishin të hapura dhe lejoheshin daljet në mbrëmje pati një rritje nga 0.9 deri në 1.1 ta rasteve të reja. Studimi edhe këtë herë është shtrirë në një periudhë kohore 100 ditë.

Studimi vjen në një kohë kur disa shtete po zgjerojnë kapacitetin e biznesit dhe po heqin ose përgatiten për të liruar masat kundër Covid, pasi numrat e infektimeve të reja po bien dita ditës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhimbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri.

Veza është një ushqim i pasur në ushqyes që gjen përdorim të larmishëm në kuzhinat tona.

Strijat zakonisht fillojnë si të kuqe ose vjollcë dhe ngadalë ndryshojnë ngjyrën e tyre në të bardhë me kalimin e kohës.

Nëse i keni vënë mision vetes të keni një trup në formë të shëndetshme, atëherë ju rekomandojmë që në ushqimin tuaj të përfshini edhe një

Dhimbjet e kraharorit janë gjithnjë shumë të frikshme dhe shqetësuese pasi mund të lidhen me probleme të zemrës.

Alergjitë në pranverë përbëjnë shqetësim për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Shpesh na japin shqetësime nga më të ndryshme, të

Një nga mënyrat më të mira e të shëndetshme për të nisur ditën është pirja e ujit me kastravec dhe limon.

Një studim i ri  i kryer në Turqi nga Universiteti Xhelal Bajar i Manisës, që shquhet për kërkime shkencore në fushën e mjekësisë, tregon

Konsumimi i tepërt i sheqerit të shtuar mund të ketë shumë efekte negative në shëndet.

Dieta mesdhetare nuk është thjesht në modë, por është një mënyrë jetese.