Studimi/ Migrena sjell rrezikun e demencës

18/09/2019 - 10:45

Sikur migrena të mos shkaktonte vuajtje të mjaftueshme, një studim i ri ka zbuluar se personat që përjetojnë dhimbje të madhe koke, janë më të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

Studimi nga dy universitete kanadeze, ai i Waterloo-së dhe Manitoba-s, zbuloi se të sëmurët me migrenë kishin tre herë më shumë gjasa të diagnostikohen me demencë dhe katër herë më shumë gjasa të preken nga sëmundja e Alzheimer-it, sesa bashkëmoshatarët pa migrenë.

Megjithatë, dhimbjet e kokës nuk ishin të shoqëruara me demencë vaskulare, një lloj demence e shkaktuar nga enët e dëmtuara të gjakut në tru.

Demenca është një term i përgjithshëm që përfshin Alzheimerin dhe demencën vaskulare si dhe llojet më pak të zakonshme të dobësimit aftësive njohëse. Studimi, i botuar në "International Journal of Geriatric Psychiatry" analizoi të dhëna nga 679 të moshuar./ATA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Keni provuar të zgjatni flokët tuaj, por përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme?

Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes.

Te qumështi i nënës është zbuluar një substancë antimikrobike, një lloj antibiotiku natyral, i cili mbron nga bakteret e rrezikshme dhe f

Duket e pabesueshme, por në fakt ekzistojnë ushqime që mund t’ju shuajnë urinë e t’i shijoni pa shtuar kilogramë.

Statistikat botërore thonë se 1 në 10 njerëz në botë vuajnë nga gurët në veshka.

Një nga metodat më te mira natyrale për trajtimin e tiroides është kura me qumësht, piper të zi dhe xhinxher.