Studimi/ Nje kafe ose çaj para gjumit nuk ndikon në fjetje

12/08/2019 - 17:08

Një studim i ri vuri në dukje se konsumi i kafes dhe çajit para kohës së fjetjes nuk ndikon në gjumë.

Sipas gazetës “Independent”, hulumtuesit nga universitetet amerikane të ”Florida Atlantic” dhe Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Harvardit, kanë regjistruar se sa kafeinë, alkool dhe nikotinë konsumuan ditën dhe natën 785 vullnetarë për 5 164 ditë me radhë.

Ekipi hulumtues më pas këto të dhëna i krahasoi me të dhënat e kohëzgjatjes dhe efikasitetit të gjumit të pjesëmarrësve. Si rezultat u vëzhgua se nikotina dhe alkooli e ndërpret gjumin, ndërsa kafeina nuk ka ndonjë efekt mbi gjumin.

Studimi gjithashtu zbuloi se pirja e një cigareje para fjetjes ka reduktuar gjumin për 42 minuta tek ato që kanë vështirësi të flenë, ndërsa konsumi i cigares gjatë mbrëmjes redukton për 43 minuta.

Christine Spadola nga Universiteti ”Florida Atlantic” në artikullin për revistën “Sleep” theksoi se konsumi i nikotinës dhe/ose alkoolit katër orë para fjetjes ndikon negativisht në vazhdimin e gjumit. Studimi tërheq vëmendjen me rezultatin për të cilën deri më tani mendohej se kafja dhe çaji ndikojnë në gjumë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëse ka këshillë që pranohet  nga të gjithë ekipet e ekspertëve është që njeriu duhet të hajë sa më shumë perime.

Shumë njerëz ankohen se kanë një memorie të dobët dhe për këtë ekzistojnë arsye të ndryshme.

Naftalina njihet si një përbërës i rrezikshëm, ka formën e një substance të bardhë me aromë shumë të fortë.

Tiroidja është një gjendër që sekreton hormone duke ndihmuar rritjen dhe zhvillimin e organizmit.

Ekspertët thonë se genet janë përcaktuese për vetëm 30% të shëndetit të një burri. Pjesa tjetër përcaktohet nga stili i jetesës.

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë.

Përdorimi i maskave është bërë një pjesë integrale e jetës sonë që kur pandemia pushtoi botën.

Nuk ka rëndësi në cilën pjesë të vitit ndodhemi apo si doni të dukeni, ndjesia e fryrjes së organizmit nuk është kurrë e këndshme.

Nuk mund ta mohoni: Ju nuk jeni më njësoj siç keni qenë në të 20-tat tuaja. Dhe kjo nuk lidhet me faktin që ju jeni më të pjekur.

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë.