Studimi/ Q10, vitamina E dhe seleni kundër psoriazës

03/08/2019 - 08:41

Psoriaza është sëmundje kronike inflamatore e lëkurës e cila paraqitet te 2-3 % e popullatës duke zvogëluar kualitetin jetësor, dhe në të shumtën e rasteve zgjat gjatë gjithë jetës, derisa te 10-30 % e të sëmurëve zhvillohet edhe artriti psoriatik.

Rezultatet klinike të terapisë së zakonshme të format e rënda të psoriazës nuk janë të kënaqshme, dhe veç kësaj ekziston edhe problemi i toksicitetit të barnave të cilat përdoren për këtë sëmundje.

Për këtë arsye të sëmurët shpesh përdorin përgatitje të ndryshme bimore, preparate të ndryshme që ia shtojnë ushqimit (p.sh. acide ω-3-yndyrore dhe β-karoten), si edhe mënyra specifike të ushqyerjes.

Një studim i ri i realizuar te pacientët me forma të rënda të psoriazës, për herë të parë tregon se kombinimi i antioksiduesve dhe terapisë së zakonshme të sëmundjes, përmirëson dukshëm gjendjen e pacientëve dhe njëkohësisht zvogëlon edhe stresin oksidues, shkruan revista “Nutrition”.

Këto rezultate pozitive janë arritur te pacientët të cilët për një periudhë një mujore kanë marrë preparate që përmbanin koenzimë-Q10, vitaminë E dhe selen.

Trajtimi synon të ulë inflamacionin dhe të ngadalësojë rritjen e qelizave të lëkurës.

Psoriaza është një sëmundje e lëkurës e cila karakterizohet nga njolla të kuqe, të bardha ose të argjendta në lëkurë.

Dalja në diell për periudha të shkurtra dhe lënia e duhanit, po ashtu mund të ndihmojnë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Quhet ndryshe sëmundja e harresës dhe mund të shfaqet papritur tek kushdo.

Moda, gjithnjë e më e përhapur në dieta, për të zëvendësuar një vakt me akullore fsheh diçka të jashtëzakonshme ...

Obeziteti është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetit(OBSH) si sëmundja e shekullit dhe Shqipëria nuk përjashtohet nga rreziku.

Në stinën e verës akulloret janë përveçse shumë të shijshme  por edhe freskuese.

Në muajt e verës kur edhe shkollat janë mbyllur, fëmijët qëndrojnë me orë të zgjatura para ekranit të televizorit, i-pad apo edhe celular

Një studim i ri vuri në dukje se konsumi i kafes dhe çajit para kohës së fjetjes nuk ndikon në gjumë.

Sado e çuditshme të duket, një nga terapitë më të thjeshta, më të lira, më të shëndetshme dhe më të dobishme është ajo me bazë ujin: hidr

Për të matur presionin e gjakut, do të vijë dita kur do të bëni thjesht një selfie ose më mirë një video të shpejtë të fytyrës tuaj me ce

Shija e saj ekzotike e ka bërë tërë botën të magjepsur me kalimin e kohës, dhe kjo është kryesisht për shkak të atributeve të shumta shër