Soda e bukës njihet për efektet e saj në shëndet, por në 3 kombinime me 3 asortimente të tjera rezulton mjaft efikase për të humbur peshë. S'ju mbetet veçse të provoni kombinimin që ju duket juve më i përshtatshëm.

Kombinimi sodë dhe limon mbron trupin nga toksinat. Një lugë kafe sodë, dy lugë gjelle me lëng limoni dhe një gotë ujë e vakët. Pijeni çdo mëngjes esëll.

Kombinim i sodës dhe uthullës së mollës reduktojnë mbledhjen e yndyrnës në pjesën e barkut dhe belit. Një lugë kafeje sodë, çerek fillxhani me uthull molle dy gota ujë. Pijeni çdo ditë 30 minuta para se të hani mëngjesin.

Kombinimi i sodës me grejpfruit është përfekt për të kontrolluar mbipeshën. Një lugë kafeje me sodë, një gotë lëng grejpfruit dhe gjysëm gote ujë. Pijeni esëll në mëngjes të paktën tre herë në javë