Thjerrëzat dhe shëndeti

31/01/2015 - 21:26

  • Të gjitha llojet e thjerrëzave kanë indeks të ulët glicemik dhe përmbajnë mjaft proteina dhe minerale. 200 gr thjerrëza ka 16 gr proteina dhe kjo është e barabartë me një racion mishi. 

 31 janar 2015 -  Përveç proteinave, ato përmbajnë edhe fibra, hekur, magnez, kalcium dhe vitamina te grupit B. E mira është që thjerrëzat të konsumohen të paktën një herë në javë sepse:

Janë të pasura me proteina
Proteinat përbejnë 26% të kalorive te thjerrëzave dhe për pasojë renditen ndër produktet që kanë sasinë më të lartë të tyre.

Mbrojnë zemrën
Studimet kanë treguar se ata persona që konsumojnë produkte të pasura me fibra, ashtu siç janë edhe thjerrëzat kanë më pak rrezik të vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Sasia e madhe e acidit folik dhe magnezit mbron gjithashtu zemrën.

Ulin sasinë e kolesterolit

Stabilizojnë sheqerin ne gjak
Duke qenë se përmbajnë mjaft fibra, thjerrëzat ndihmojnë në rregullimin e glicemisë duke sjellë më shumë energji që digjet në mënyrë konstante dhe të ngadaltë, çka ekuilibron nivelin e sheqerit në gjak.

Rrisin sasinë e hekurit
Duke qënë se thjerrëzat përmbajnë sasi të konsiderueshme hekuri janë të mira për t’u konsumuar sidomos për ata që nuk e pëlqejnë mishin e kuq, siç janë vegjetarianët.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

COVID-19 ka hyrë në muajin e katërt të shfaqjes së tij si një sëmundje ngjitëse nga njeriu tek njeriu.

Keni ngrënë mëngjes sot? Nëse jo, atëherë duhet të dini diçka serioze..

Ushqimet që plotësojnë nevojat e njeriut janë të larmishme dhe të ndryshme.

Ulçera shfaqet në shtresën e brendshme të stomakut. Ajo ndodh kur acidi i stomakut irriton shtresën e lartpërmendur.

Një ndër problemet apo vështirësitë që njerëzit po haset në këtë periudhë izolimi për shkak të pandemisë është shtimi i peshës dhe munges

Të hash një mëngjes të bollshëm është mënyra më e sigurt për të djegur më shumë kalori gjatë ditës.

Pse duhet të hani avokado çdo ditë?

Avokadot konsiderohen si një nga produktet natyrale më mirëbërëse për organizmin njerëzor.

Virusi SARS-COV 2 apo koronavirusi është shkaktari i pandemisë aktuale që ka përfshirë mbarë globin.

Nutricionistja Diola Dosti ka theksuar rëndësinë e trajtimit të COVID-19 edhe me vitaminë C.

Gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska. Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme.