Thonjtë, zbulues të sëmundjeve

30/06/2014 - 20:06

30 qershor 2014 - A e dinit se pamja e thonjve tregon shumë për shëndetin tuaj? Janë disa tipare të veçanta që shprehin një sëmundje të caktuar, nga e cila ju as nuk dyshoni se vuani… Ja disa prej tyre

Vija horizontale, apo gropëza në thonj

Të ashtuquajturat linja Beau-Reil në nder të mjekut francez Joseph Honore Simon Beau (1806-1865) që i ka interpretuar për herë të parë këto vija, krijohen kryesisht atëherë kur rritja e thoit gjatë një sëmundje ngadalësohet, për shembull nga një infeksion me temperaturë të lartë prej kimioterapisë, etj…

Thonj si xhami i orës

Falanga distale (kocka e fundit të gishtave) e gishtave të duarve, apo të këmbëve janë të fryra, thonjtë tepër të harkuar. Shkaku është shpesh një furnizim i keq kronik me oksigjen, për shembull nga sëmundjet e zemrës, apo të mushkërive. Ky furnizim i çrregullt me gjak bën të mundur intensifikimin e çlirimit të faktorëve të rritjes në enët e gjakut të gishtave dhe bën që të rritet një ind lidhor i ri.

Thonj si lugë

Pjesa e mesit të thoit është e futur brenda, ndërsa anët të dala jashtë. Thonjtë si lugë janë shpesh shenjë treguese për mungesë hekuri. Tek fëmijët ky lloj ndryshimi shfaqet edhe në thonjtë e këmbës.

Sindroma e thoit të verdhë

Thonjtë duken të trashë dhe me ngjyrë të verdhë. Rriten ngadalë, nuk kanë lidhje të fortë me shtratin e thoit dhe madje mund edhe të bien. Mungon lëkura e thoit.  Shpesh kjo sindromë haset tek pacientët me edema limfatike dhe infeksione kronike të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Thonj me pika

Ato hasen shpesh tek pacientët me psoriazë, por edhe te ata me mungesë zinku. Pikat janë pasojë e pllakës së vogël psoriatike që shfaqet për kohë të shkurtër në thellësi të rrënjës së thoit.

Thonj të thyeshëm

Mund të dëshmojnë për gjendje kronike mungese vitaminash apo oligoelementesh, për shembull tek anoreksia, bulimia apo dieta përjashtuese në ndonjë sëmundje të caktuar. Shpesh thonjtë e thyeshëm shkaktohen edhe nga përkujdesja e gabuar, si larja apo shpëlarja e shpeshtë e duarve.

Vija për së gjati

Janë të padëmshme. Gjenden praktikisht tek çdo njeri mbi të 35-at dhe janë shenjë pjekurie. Shkaku i saktë nuk dihet ende, por mendohet se mund të jetë e trashëguar.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Operacionet cezariane bëjnë që foshnjet të humbin mbrojtjen natyrale nga supermikrobet.

Tendenca e përdorimit të vajit të peshkut ka arritur majat dhe nuk mund të ndalet më.

Vakti i parë i ditës ka një ndikim të fortë në mirëqenien e organizmit nga koka tek këmbët.

Sikur migrena të mos shkaktonte vuajtje të mjaftueshme, një studim i ri ka zbuluar se personat që përjetojnë dhimbje të madhe koke, janë

Për rritjen e fëmijëve është me shumë rëndësi që ushqimet të zgjidhen sa më të përshtatshme për zhvillimin e tyre mendor,

Dhimbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri.

Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes.

Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat më efikase për uljen e tensionit të lartë të gjakut.