Toniku i mëngjesit për humbjen në peshë

24/11/2020 - 08:28

Nuk ka rëndësi në cilën pjesë të vitit ndodhemi apo si doni të dukeni, ndjesia e fryrjes së organizmit nuk është kurrë e këndshme. Për të ulur këtë ndjesi e bashkë me të edhe peshën e tepërt ju mund të zgjidhni një sërë mënyrash, por është e rëndësishme që të mund të zgjidhni atë të duhurën për ju.

Një gotë e freskët çdo mëngjes e cila ju ndihmon me të gjitha këto probleme mund të themi se është zgjidhja. Tonikët janë gjithnjë të mrekullueshëm për trupin dhe kryejnë shumë funksioni duke ju kënaqur edhe me shijen e veçantë.

Në artikullin e sotëm sugjerohet një prej tyre që ju ndihmon me humbjen e peshës së tepërt dhe ndjesinë e fryrjes. Ndiqeni mëposhtë hap pas hapi mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj pije që e ndihmon trupin të largoje bakteret, stimulon sistemin tretës, nxjerr toksinat nga trupi dhe mban pehashin e balancuar.

Përbërësit

Lëngu i gjysmë limoni

1 fetë xhenxhefil

1 lugë gjelle uthull molle

300 ml ujë i nxehtë

Përgatitja

Për të përgatitur këtë tonik rruga që duhet të ndiqni është shumë e thjeshtë. Mjafton të përzieni në një shishe apo gotë të madhe të gjithë përbërësit e përmendur mësipër. Tundeni mirë shishen ose përziejeni mirë të gjithë përbërjen e më pas lëreni në frigorifer përgjatë natës.

Çdo mëngjes sapo të zgjoheni pijeni të gjithë lëngun e freskët që keni përgatitur. Këtë kurë pastruese natyrale përdoreni për të paktën dy javë. Atë mund ta konsumoni menjëherë në mëngjes ose përgjatë ditës pak nga pak, duke u siguruar që të qëndrojë i freskët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shëndeti i stomakut është i një rëndësie të veçantë në mirëmbajtjen e organizmit.

Plakja e trurit është kthyer në kryefjalën e shqetësimeve mbarë botërore prej disa vitesh tashmë.

Mbetjet ushqimore janë një problem i madh në shoqërinë tonë dhe kjo ndodh kryesisht sepse njerëzit e hedhin ushqimin sepse nuk e kanë rua

Një ndër organet që prek koronavirusi dhe lë pasoja të rënda tek pacientët janë mushkëritë.

Aktiviteti i trurit është unik tek çdo individ dhe mund të krahasohet me gjurmët e tij të gishtave.

Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë.

Të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Doganave tregojnë se një shqiptar konsumon përafërsisht 3.1 kg kafe në vit.

Një pjesë e mirë e jona e përdorin vajin e ullirit për të gatuar apo në sallata, por pak e dinë që përfitimet më të mëdha prej i marrim d

Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes lëngut të portokallit dhe qumështit.

Frutat dhe perimet janë shumë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale.