Tri vitaminat jetike që duhen për çdo moshë gjatë verës

02/06/2020 - 11:28

A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës? Nxehtësia, djersitja dhe ajri i thatë plus rrezet e diellit e zhveshin organizmin nga kripërat minerale dhe vitaminat. Prandaj është shumë e rëndësishme që të përshtasim vlerat ushqyese që marrim në lidhje me ndryshimin stinor.

Vitaminat që na duhen gjatë stinës së verës

Ndërkohë që ditët fillojnë dhe nxehen më shumë, trupi ynë reagon ndaj këtij ndryshimi. Nëse ekspozohemi ndaj nxehtësisë, ne djersitim. Kështu kemi humbur vitaminat dhe mineralet e nevojshme. Këshillohet që të merrni vitaminë A, C, dhe E për të kompensuar këtë humbje.

Arsyet i gjeni të listuar më poshtë:

Vitamina A

Ka plot të dhëna të cilat dëshmojnë se Vitamina A parandalon sëmundjet e rënda të lëkurës, kur ajo merret në dozën e duhur ditë për ditë. Vitamina A gjithashtu ndihmon në procesin e rigjenerimit të lëkurës kur ajo dëmtohet nga dielli.

Por përpara se të shkoni në farmacinë më të afërt, sugjerohet që të kontaktoni dhe mjekun tuaj, pasi Vitamina A duhet të merret në dozat e duhura, dhe nuk duhet kombinuar me disa medikamente. Nëse doni ta merrni këtë vitaminë në mënyrë natyrale, mjafton të shtoni në dietën tuaj perimet e gjelbra si lakra e sallata. Specat e verdhë, kivi dhe luleshtrydhet gjithashtu ju japin dozën e nevojshme të kësaj vitamine.

Vitamina C

Nëse do të dilni në diell, sigurohuni që të keni marrë Vitaminë C. Acidi që gjendet në Vitaminën C ndihmon në funksionimin e duhur të gjëndrave të djersitjes. Kjo vitaminë gjithashtu e mbron trupin tuaj nga goditja e diellit gjatë muajve të nxehtë të verës.

Nëse alergjitë nuk ju lejojnë që të shijoni pushimet tuaja, një dozë ditore e vitaminës C do të mbajë nën kontroll simptomat tuaja. Ushqimet ku kjo vitaminë mund të gjendet janë të shumta si domatet, limonët, specat e kuq, frutat e pyllit e brokoli.

Vitamina E

Vitamina E mbron lëkurën nga dëmet që shkaktohen nga muajt e nxehtë të verës. Ajo mund të përdoret dhe për të rritur rezistencën e fizikut dhe forcën e muskujve. Nëse keni një jetë aktive dhe gjatë ditëve të nxehta të verës, Vitamina E është një paketë plot me energji për ju. Atë mund ta gjeni në mënyrë natyrale tek arrorët dhe spinaqi i gatuar, por dhe tek peshku.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë

Mjaft konsumatorë preferojnë t’i nxjerrin farat e rrushit, madje të tjerë nuk konsumojnë as lëkurën e këtyre kokrrave.

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur mustaqet e misrit që në lashtësi, sepse kanë besuar fort se këto fije të holla, në dukje të rëndom

Është koha që fytyra juaj të përballet me faktet, kjo nuk është një kohë e mirë për lëkurën.

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.

Shalqiri dhe pjepri janë dy nga frutat e verës që të gjithë i preferojnë, të shijshëm e me vlera ushqyese.

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitamin