Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Ujë me kastravec dhe limon, efektet në pastrimin e organizmit

06/04/2021 - 08:12

Një nga mënyrat më të mira e të shëndetshme për të nisur ditën është pirja e ujit me kastravec dhe limon. Pirja e ujit është padyshim zgjidhja e parë për të pastruar organizmin, por duke shtuar kastravecin dhe limonin do të ndiheni dhe do të dukeni më mirë.

Pirja e ujit me kastravec dhe limon në mëngjes me stomakun bosh do të ketë një ndikim të mrekullueshëm në organizëm. Më poshtë renditen më poshtë të gjitha arsyet e forta se përse duhet të pini ujë me kastravec dhe limon çdo mëngjes.

Hidratimi

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Njeriu humbet lëngjet çdo ditë nëpërmjet frymëmarrjes, djersës dhe urinës. Përmbajtja ujore e ushqimeve ndihmon në hidratimin e trupit. Kur organizmi është i hidratuar, atëherë është më energjik dhe organet më në formë.

Tensioni i gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shëndetësor madhor që prek shumë njerëz në botë. Si pasojë e tij, njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ishemisë, sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe syve. Sipas të dhënave kastravecët janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, një mineral i rëndësishëm për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Mbipesha

Shpesh etja maskohet si uri, gjë që na shtyn ta teprojmë me të ngrënin. Uji me kastravec dhe limon është i mirë për të shuar etjen. Atë mund ta kombinoni me luleshtrydhe, limonë ose portokallë. Në këtë mënyrë ju mund të shmangni ushqimet e shpejta dhe kaloritë e tepërta që ju bëjnë të shtoni në peshë.

Lëkura

Hidratimi është i domosdoshëm për lëkurën dhe paraqitjen e saj. Kastraveci përmban 95% ujë dhe e hidraton atë. Sipas të dhënave farat e kastravecit janë të pasura me vitaminë E dhe kalium që ndihmon në pakësimin e rrudhave, njollave dhe shenjave të tjera të moshës. Kastravecët mund t’i përdorni edhe për të zbutur rrathët e syve apo kundër djegies nga dielli.

Flokët

Kastraveci ndihmon rritjen e flokëve sepse përmban silikon, fosfor dhe kalçium. Pirja ditore e ujit me kastravec ju ndihmon të keni flokë të plotë e plot shkëlqim. Kastraveci përmban shumë antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Kësisoj, ju mund të pastroni organizmin nga toksinat.

Përgatitja e ujit me kastravec dhe limon

Lajeni kastravecin dhe limonin mirë duke përdorur sodë buke dhe ujë të rrjedhshëm. Në këtë mënyrë mund të largoni toksinat dhe pesticidet. Pas larjes, prijeni kastravecin dhe limonin në feta të holla dhe lëreni në ujë për disa orë. Shtoni sipas dëshirës limon, mente ose luleshtrydhe./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Informacionet që gjenden në rrjet mbi rolin e kafesë tek sheqeri në gjak apo diabeti, mund të shkaktojnë shpesh konfuzion.

Ashtu si ne, jemi të sigurt që edhe ju nuk dëshironi të plakeni ose të paktën jo para kohe.

Edhe nëse nuk jeni një person mëngjesi ka shumë arsye se përse duhet të jeni sa më aktivë në këtë pjesë të ditës.

Miliona amerikanë po vaksinohen çdo ditë për t'u mbrojtur nga Covid-19, disa janë ankuar për ethe, të dridhura dhe sëmundje të tjera të l

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të gjitha ushqimeve ose pijeve kalorike, për arsye terapeutike, shpi

Vitamina C mban fronin e ushqyesve më të nevojshëm për organizmin, imunitetin por edhe shëndetin e paraqitjen e lëkurës.

Prania e gurëve në veshka shoqërohet me simptoma të ndryshme, ndër të cilët është dhimbja.

Një studim i ri i publikuar në mediat shkencore britanike bën lidhjen mes jetës sedentare (inaktive) dhe simptomave më të rënda të infekt

Për shkak se virusi që shkakton gripin sezonal përhapet përmes stërklave të pështymës, masat paraprake të sigurisë të përdorura për të pa

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku.