22 qershor 2014 – Të gjithë ne përpiqemi që të heqim kilet e tepërta nëpërmjet dietave, apo edhe ushtrimeve fizike, pa ditur se “ilaçi” që na vjen në ndihmë për t’u dobësuar është fare pranë.

Uji është më efektiv se të gjitha dietat dhe ushtrimet fizike për të rënë në peshë. Njerëzit që nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme të ujit dhe pikërisht kjo mund të jetë edhe arsyeja përse nuk hiqen kilogramët e tepërt.

Krahas kësaj, uji është tregues i shkëlqyeshëm i bukurisë, sepse kur konsumoni sasi të mëdha, lëkura hidratohet duke e lënë më të freskët dhe më të re.

Në çfarë mënyre ndihmon uji në dobësim?

Uji ndihmon në disa mënyra për humbjen e peshës. Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim që konsumimi i ujit është i lidhur me shpejtimin e metabolizmit. Në një hulumtim është zbuluar që kur personi pi gjysmë litër ujë, djeg 30 % më shumë kalori sesa personi që nuk ka pirë ujë.

Uji i jep organizmit energjinë e nevojshme dhe bën që të jeni më aktive!

Përveç kësaj, shpesh ndodh që të mendojmë se jemi të uritura dhe kemi nevojë të hamë diçka. Do të ishte mirë që të mos konsumoni ushqim, por të pinit një ose dy gota ujë dhe prisni 10 minuta. Nëse ndjeheni prapë të uritur do të ishte mirë të përgatisnit një sallatë të lehtë perimesh.

Si t’ia bëj që të pi ujë më shumë?

Disa njerëz thjesht nuk e kanë zakon të pinë ujë, apo pinë sasi të vogla, që natyrisht nuk është gjë e mirë, sepse nuk mund t’i zëvendësoni lëngjet e humbura me kafe, apo me pije të ëmbla apo të gazuara.

Mundohuni që gradualisht të konsumoni më shumë ujë se sa zakonisht. Për fillim, çdo mëngjes pas zgjimit pini një gotë ujë të vakët. Pastaj gradualisht shtoni edhe nga një gotë ujë në 2 ose 3 orët ardhshme.

Çfarë sasie të ujit duhet të pi nëse dëshiroj të dobësohem?

Ekziston një rregull i vjetër që thotë se duhet të pini 8 gota ujë në ditë. Megjithatë, nuk është edhe aq e thjeshtë. Duhet te merren parasysh edhe faktorët e tjerë, nga të cilët varet se sa ujë duhet konsumuar.

Është logjike që sasia e ujit të varet edhe nga pesha e trupit dhe se sa jeni aktiv gjatë ditës. Përveç kësaj, kur ditët janë të nxehta, humbni më shumë lëngje me anë të djersitjes, ashtu që këtë mungesë duhet ta kompensoni. Për këtë, mos ju përmbaheni në mënyrë të strikte këtij udhëzimi për të pirë 8 gota ujë në ditë, sepse në disa raste të caktuara sasia duhet rritur.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/