Ushqehuni me produkte integrale dhe mbani larg sëmundjet

23/03/2015 - 09:58

23 mars 2015 - Ushqimet integrale, si buka e zezë dhe produkte të tjera me bazë drithëra dhe integrale, kanë veçori shumë të mira për shëndetin tonë. Të mirat e tyre i kanë vënë në dukje edhe ekspertët e Universitetit të Shëndetit në Boston, “Harvard School of Public Health”.

Studimet tregojnë se të ushqehesh me integrale është një mënyrë efikase për të qëndruar larg sëmundjeve.

Udhëheqësi i studimit, Anthony Fardet, është shprehur se konsumumi i integraleve ul ndjeshëm rrezikun e atakut në zemër, rrezikun për t’u prekur nga diabeti, tumori, stresi etj. Përdorimi i integraleve, gjithashtu ndihmon në ruajtjen e linjave, pasi individi ushqehet shëndetshëm dhe pa kalori të tepërta.

Sipas Fardet-it, buka e zezë përmban fibra të cilat ndihmojnë aparatin tretës, përmban disa acide lyrore edhe vitaminën E, si dhe sasi të konsiderueshme hekuri, kalciumi, acidi folik, vitamine B dhe sasi të mëdha magnezi, i cili është i domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit. Kjo e bën bukën e zezë shumë të shëndetshme për ata që vuajnë nga diabeti.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është koha që fytyra juaj të përballet me faktet, kjo nuk është një kohë e mirë për lëkurën.

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.

Shalqiri dhe pjepri janë dy nga frutat e verës që të gjithë i preferojnë, të shijshëm e me vlera ushqyese.

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitamin

Plakja dhe efektet e saj (duke përfshirë ndjeshmërinë e ulët, shëndetin e dobët të dhëmbëve, humbjen e kujtesës, shikimit dhe dobësimin e

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë

Lëngu i mishit është i këndshëm në shije por edhe shumë i shëndetshëm dhe shërues për organizmin.

Fiqtë e freskët, kur krahasohen me homologët e tyre të tharë, janë më të ulët në kalori dhe përmbajtje sheqeri, gjë që i bën ata një alte