Ushqimet që na rinojnë e na japin energji

16/06/2014 - 21:05

16 qershor 2014 - Disa nga gjërat që hamë kanë elemente magjike. Ato na rinojnë dhe na japin energji. Nëse nuk e keni ditur se cilët janë ata përbërës ushqimesh që na falin bukurinë, tani është momenti ta mësoni…

-E verdha e vezës: E pasur me vitaminë B8, e verdha e vezës siguron elementet e nevojshme për prodhimin e thonjve rezistentë. Pra, ky produkt siguron thonj të bukur dhe të fortë.

- Gruri: Pasuria e antioksidantëve që e karakterizon atë dhe në veçanti vitamina E, mbron qelizat duke u bërë një aleat i mirë antiplakjeje. Ndërkaq, embrionet e grurit përmbajnë vitaminën B, e domosdoshme për zhvillimin e flokëve.

- Domatet: Domatet na mbrojnë nga rrezet ultravjollcë. Likopeni, molekula që i jep ngjyrën karakteristike të kuqe domateve është një antioksidant mjaft i njohur për aftësinë e tij për të neutralizuar radikalet e lira të prodhuara nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit. Për këtë fakt, domatet janë ushqimi kyç kundër rrudhave të vogla dhe njollave kafe të lëkurës.

- Peshku: Proteinat e pasura me aminoacide squfuri, të tilla si mishi, peshku etj., përbëjnë ushqimin kryesor për flokët. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të hash në mënyrë të ekuilibruar për të çuar deri në rrënjët e flokëve të gjitha elementet e nevojshme për prodhimin e flokëve, në mënyrë që të ruajnë butësinë dhe vitalitetin.

- Avokado: Avokadoja u jep një ndihmë lëkurave të thata. Ky frutë është i pasur veçanërisht me acide yndyrore monoinsature, që favorizojnë hidratimin e lëkurës. Ai përmban edhe vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm, i cili është në gjendje që të mbrojë lëkurën nga radikalet e lira të pranishme në sasi të mëdha në lëkurat e thata apo të dehidratuara.

- Boronica: Këto kokrra riparojnë dëmet e përditshme të pësuara në lëkurë. Një përqendrim i madh antioksidantësh të pranishëm në boronicë, japin një funksion të vërtetë trajtimi antimoshë.

- Portokalli: Vitamina C, që portokalli e përmban në sasi të madhe, është një molekulë esenciale për prodhimin e kolagjenit, faktor tonik dhe rezistent i lëkurës. Përveç kësaj, kolagjeni është një nga molekulat më të mira, e cila është në gjendje t’i japë shkëlqim koloritit tuaj natyral. Rezultati: do të jeni rrezatues.

- Preshi: Për çdo gastroenterologist, preshi është përshpejtuesi më i mirë i transitit të zorrëve. Në supë, të zier dhe të bërë me vaj ulliri, uthull dhe mustardë, të kaurdisur me qepë. Fibrat që gjenden te preshi janë aleatë të mirë për një bark gjithmonë të sheshtë.

- Kanella: Është ushqimi i bukurisë i përdorur nga më të rinjtë. Shpesh, në fakt, dietat e pasura me sheqer dhe yndyrë nxisin plakjen e parakohshme të lëkurës. Ndërsa, kanella rrit shijen natyrale duke zëvendësuar lehtësisht sheqerin. Në këtë mënyrë ajo zvogëlon mallin për ushqime me sheqer. Përveçse përmirëson gjendjen e lëkurës, ky mashtrim i vogël është një aleat i mirë për një trup të hollë.

- Luleradhiqe: Është përbërësja për përsosmëri e çajeve bimore dhe detoksifikues. Vetitë e saj diuretike (që nxisin urinimin) nuk duhet të demonstrohen më dhe ajo duhet të privilegjohet në rastin e ruajtjes së ujit. E marrë në formën e çajit bimor dy apo tri herë në ditë, luleradhiqja është përbërësi i duhur për këmbë të lehta.

- Çokollata: Çokollata është një nga antidepresivët më të mirë natyralë. Në çdo rast, duke zgjedhur atë me më pak sheqer dhe yndyrë, është kaq bukur kur ajo të jep këtë kënaqësi.

- Perimet me gjethe: Perimet si spinaqi, lakër jeshile, sallatë panxhari janë të dobishme për ruajtjen e bukurisë suaj dhe luftojnë plakjen. Studimet kanë treguar se ushqime të pasura me këto antioksidantë mund të zvogëlojnë rrezikun e lidhur me moshën e degjenerimit makular. Spinaqi ka një koeficient të lartë të ORAC, që do të thotë që shkatërron radikalet e lira të dëmshme për trupin.

- Brokoli: Brokoli përmban një antioksidantë të fuqishëm, i cili është një agjent natyror anti-inflamator, i dobishëm në luftën kundër plakjes.

- Hudhra: Edhe hudhra është një ushqim që gjithmonë duhet të jetë i pranishëm në tryezën tuaj. Ajo shkatërron radikalet e lira, është e dobishme për lëkurën dhe sistemin imunitar.

Këshilla 1: Domatet na mbrojnë nga rrezet ultravjollcë. Likopeni, molekula që i jep ngjyrën karakteristike të kuqe domateve, është një antioksidant mjaft i njohur për aftësinë e tij për të neutralizuar radikalet e lira të prodhuara nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit

Këshilla 2: Boronicat riparojnë dëmet e përditshme të pësuara në lëkurë. Një përqendrim i madh antioksidantësh të pranishëm në boronicë, japin një funksion të vërtetë trajtimi antimoshë

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhimbja e fytit përveçse e dhimbshme mund të jetë dhe shumë bezdisëse.

Këto janë plagë që nuk shfaqen kurrë në trup, dhe janë më të thella dhe më të dhimbshme se gjithçka që rrjedh.

Dieta mesdhetare është më e mira në botë dhe lë pas shumë alternativa të tjera.

Lidhja e gjumit me shëndetin e mirë është tashmë e njohur dhe e vërtetuar.

Mollët, luleshtrydhet dhe disa fruta të tjera janë shumë të shëndetshme për organizmin.

Një nga regjimet më të shëndetshme për organizmin është padyshim ajo Mesdhetare.

Lënia e shisheve të ujit në makinën tuaj, sidomos gjatë verës, është një ide e keqe, sepse kimikatet nga plastika mund të rrjedhin në uji

Shumë amvisa teksa qerojnë thelpinjtë e hudhrave hedhin në kosh lëkurat.

Mjegullimi i trurit nuk është një gjendje mjekësore.

Fëmijët e ekspozuar ndaj ekraneve (televizor, tablet, smartphone, kompjuter) në mëngjes, para shkollës, janë tri herë më të prirur për të