Ushqimet që duhet të hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë

16/09/2019 - 09:23

Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat më efikase për uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Mëngjesi, sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, është një vakt tepër i rëndësishëm për uljen e tensionit.

Ky vakt përcakton mbarëvajtjen e funksioneve të organeve, mbron zemrën por edhe energjinë që i nevojitet trupit.

Nëse dëshironi të ulni tensionin e lartë të gjakut, atëherë duhet të nisni ditën me një prej alternativave të mëposhtme të këshilluara prej ekspertëve të AgroWeb.org.

Shumica prej tyre janë të pasura me kalium, një mineral i dobishëm për gjakun dhe shëndetin e zemrës.

Tërshëra

Tërshëra është shumë e pasur me fibër e cila ju mban të ngopur dhe ju frenon ndaj ushqyerjes së tepruar.

Nëse e mbani tërshërën në ujë gjatë natës, në mëngjes do të përfitoni sasitë maksimale të fibrës pa pasur nevojë për ëmbëlsues shtesë.

Tërshëra mund të pasurohet me fruta, arrorë, fara dhe mjaltë.

Kosi

Kosi dhe qumështi janë burime të shkëlqyera të kalçiumit, një prej mineraleve më të nevojshme për uljen e tensionit të gjakut dhe mirëmbajtjes së niveleve të tij.

Të dhënat e AgroWeb.org këshillojnë konsumin e kosit të shtëpisë dhe pasurimit të tij me fruta dhe mjaltë.

Frutat

Është e vërtetë që frutat kanë sheqer që vjen në formën e fruktozës, por ato përmbajnë edhe fibër, minerale dhe vitamina.

Bananet dhe portokallet janë të rekomandueshme sepse ofrojnë kalium, një mineral që e mban zemrën të shëndetshme dhe ul tensionin e gjakut.

Farat

Farat e kungullit, farat e linit dhe ato chia ofrojnë përfitime të shumëta nëse konsumohen rregullisht.

Këto fara janë shumë të pasura me kalium, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme.

Farat mund t’i konsumoni me tërshërë, kos dhe fruta.

Barishtet e egra

Barishtet e gra si kale, spinaqi, rukola e sallata jeshile janë shumë të pasura me kalium.

Spinaqin mund ta hani në mëngjes duke e kombinuar me vezën dhe kosin ose mund ta përzieni në mikser me fruta dhe perime të tjera. /AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Keni provuar të zgjatni flokët tuaj, por përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme?

Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes.

Te qumështi i nënës është zbuluar një substancë antimikrobike, një lloj antibiotiku natyral, i cili mbron nga bakteret e rrezikshme dhe f

Duket e pabesueshme, por në fakt ekzistojnë ushqime që mund t’ju shuajnë urinë e t’i shijoni pa shtuar kilogramë.

Statistikat botërore thonë se 1 në 10 njerëz në botë vuajnë nga gurët në veshka.

Një nga metodat më te mira natyrale për trajtimin e tiroides është kura me qumësht, piper të zi dhe xhinxher.