Ushqimet që duhet të hani për të pasur flokë të shëndetshëm

19/10/2019 - 20:25

Keni provuar të zgjatni flokët tuaj, por përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme?

Ne ju japim zgjidhjen më të thjeshtë dhe efikase.

Sekreti i gjithçkaje qëndron sepse bukuria vjen para së gjithash nga brenda nesh!

Çka domethënë ushqimi i ekuilibruar luan rolin kryesor në gjithë këtë histori.

Ekspertët kanë zbuluar se kur ushqimi është i pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese, forcon flokët dhe promovon rritje më të shpejtë.

Por çfarë të shtoni sot në pjatën tuaj dhe pse?

Mësojeni më poshtë.

1-Spinaq – sepse është i pasur me hekur, që ndihmon në transportimin e oksigjenit në qeliza dhe siguron shëndetin e flokëve.

2-Farat e kungullit – sepse  janë një burim i mirë i zinkut, një element gjurmë që tenton të ruajë një ekuilibër të hormoneve në trup, duke zvogëluar humbjen e flokëve.

3-Avokado - sepse është një ushqim që përmban një sasi të mirë të vitaminës E. Ai rrit shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës, si dhe aktivitetin antioksidues. Vitamina E vonon dëmtimin e flokëve dhe i mbron ata nga dehidratimi.

4-Patatja e ëmbël - sepse është një burim i mirë i biotinës ose përndryshe vitamina ‘B7’. Ajo i bën flokët më të pasura dhe më të dendura. Gjithashtu, biotina ndihmon që flokët të qëndrojnë më gjatë dhe të shëndetshëm. Përmirëson strukturën e flokëve dhe gjithashtu riparon flokët e dëmtuar dhe të brishtë.

5-Portokallet dhe specat jeshil, të kuq ose të verdhë – sepse janë të pasura me vitaminë ‘C’, e cila nuk duhet të mungojë në dietën tuaj. Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit në flokë, mban lagështinë brenda, ka aktivitet antioksidues dhe parandalon dëmtimin e parakohshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fytyra dhe paraqitja e lëkurës janë pasqyra e shëndetit por shpesh edhe e sëmundjeve, sidomos atyre të fshehura.

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund ta bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm.

Meqë po flasim për ushqimet, ka shumë prej tyre që luftojnë dëmtimin e qelizave, mund të ulin inflamacionin dhe lehtësojnë përdorimin e i

Ndotja, ndryshimet klimatike, obeziteti dhe marketingu i tepruar kërcënojnë seriozisht shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve.

Kolla e natës është një shqetësim i cili ndikon në cilësinë e gjumit tuaj duke u kthyer në një bezdisje për secilin.

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij.

Largoni shenjat e para të plakjes duke përfshirë në rutinën tuaj këto hapa të lehtë.

Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte.

Ilaçet e zemrës siç është kardiopirina ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.