Ushqimet që nxisin përhapjen e kancerit

Postuar: 09/02/2018 - 11:57

Patatet, frutat e detit, arrat dhe mishi i kuq përmbajnë përbërës, që nxisin përhapjen e kancerit të gjirit, sipas një studimi të ri.

Studiuesit e Kembrixhit kanë zbuluar se asparagina, një aminoacid i gjetur në qumësht dhe shpendë, ndihmon qelizat kanceroze të lëvizin nga gjiri në gjak dhe kolonizojnë zona të tjera të trupit.

Ndërsa nuk është e qartë se si konsumimi i reduktuar i asparaginës te minjtë, uli ndjeshëm prekjen nga tumorët.

Kjo do të thotë pacientët e kancerit të gjirit mund të këshillohen që të provojnë një dietë rigoroze me fruta dhe perime të caktuara me nivel të ulët të asparaginës, në përpjekje për të parandaluar sëmundjen nga metastazat.

Autori kryesor i studimit Greg Hannon nga Instituti për Kërkimin mbi Kancerin në Mbretërinë e Bashkuar Cambridge, tha: “Puna jonë ka vënë në dukje një nga mekanizmat kyç që promovon aftësinë e qelizave të kancerit të gjirit për t’u përhapur.

Kur u arrit të zvogëlohej asparagina, qelizat tumorale kishin zvogëluar kapacitetin për metastaza në pjesë të tjera të trupit. Ky zbulim shërben për të kuptuar se si mund ta ndalojmë përhapjen e kancerit.

Ne inkurajojmë të gjithë pacientët që të ndjekin një dietë të shëndetshme dhe të larmishme të pasur me fruta dhe perime, me sasi të limituara të mishit në mënyrë që të rriten shanset e tyre për mbijetesë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrudhat e thella të ballit mund të jenë një shenjë paralajmëruese e sëmundjeve kardiovaskulare, thonë studiuesit.

Mëlçia juaj është organi më i madh i brendshëm, i cili kryen më shumë se 500 funksione në trup.

   Jo vetëm lëkurat dhe lëngu i shalqinit janë të dobishme për shëndetin dhe estetikën.

   Mund të tingëllojë e çuditshme, por është tërësisht efektive. 

   “Nëse i ikim mëngjesit, atëherë patjetër që do të bëjmë një zgjedhje jo të duhur për drekë.

   Shpesh ndodh të jemi nën stres dhe të mos dimë si ta zgjidhim pa barna. Besoni apo jo, edhe ushqimi mund të na ndihmojë.

Mushmolla është një nga frutat që rritet në të gjitha zonat e Shqipërisë, por më tepër kultivohet në Jug.

Nëse pas ngrënies së një cope çokollate jeni ndier në faj, jo vetëm për kaloritë e marra por edhe prej akneve që mund të shkaktojë, keni

   Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez u martuan më datën 1 shtator me një nga ceremonitë më ekstravagante që kemi parë.