Vetëm një pjesë e sallamit mjafton të prekeni nga ky lloj kanceri!

17/04/2019 - 21:48

Një studim i kryer së fundmi, e përforcon teorinë sipas së cilës përdorimi i mishit të kuq, sallamit apo proshutës e rrit dukshëm rrezikun e kancerit të zorrëve.

Shkencëtarët kanë krahasuar rrezikun në mes të njerëzve që konsumojnë mish të kuq përkatësisht 70g brenda një dite dhe atyre që nuk e konsumojnë mishin.

Ata panë se njerëzit që konsumojnë mish dhe produkte të tij vazhdimisht, kishin 5 herë rrezik më të lartë nga kanceri i zorrëve, në krahasim me ata që konsumojnë sasi më të ulët.

Studimi u bë nga një grup i Universitetit të Oksfordit, i cili ka monitoruar 500.000 persona për gati 6 vite. Prej tyre 2.609 pjesëmarrës të moshës 40 dhe 69- vjeçare gjatë kësaj periudhe kohore, kishin zhvilluar kancer të zorrëve. Studimi tregoi që njerëzit, që kishin konsumuar një mesatare prej 76g mish të kuq gjatë ditës kanë një rrezik më të lartë se ata që konsumojnë 21g ose më pak mish gjatë ditës.

Evidencat ekzistuese tregojnë, që rreziku i zhvillimit të këtij kanceri rritet me konsumimin e çdo 25g të mishit të përpunuar. Edhe organizatat e tjera për mbrojtjen e shëndetit nëpër botë paralajmërojnë për një lidhje të fortë në mes të mishit dhe kancerit të zorrëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar mishin e përpunuar si kancerogjen.. Vetëm një pjesë e proshutës që peshon 21g, ose një pjesë e sallamit që peshon 20g mund ta rrisë rrezikun për këtë lloj të kancerit.

Ky studim vë në pah edhe një herë se me shmangien e konsumimit të mishit të përpunuar, ju shmangni rrezikun për kancer. Përafërsisht 42.000 njerëz diagnostikohen çdo vit me kancer të zorrëve, dhe kjo sëmundje shkakton 40 vdekje në 100.000 raste.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga kanceri nuk sëmuresh as rastësisht, as prej fatit të keq.

Zakonisht fjala dietë na bën të mendojmë për të gjitha ushqimet që nuk mund të hamë për të qenë të shëndetshëm si patatinat, ëmbëlsirat d

Ne shpenzojmë një të tretën e jetës tonë, në gjumë dhe nuk mund të jetojmë pa atë.

Qeveritë na këshillojnë gjithmonë të hamë më pak, dhe të ushtrohemi fizikisht më shumë, për të qenë më të shëndetshëm, por kjo paraqet nj

Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pijmë, në të kundër do të gjejmë

Nëse vendosni ushqimet e gabuara në mikrovalë mund të sëmureni, pasi ekspozoheni ndaj kimikateve të dëmshme.

Si mendoni për një ilaç natyral që lehtëson dhimbjet e muskujve dhe të nyjeve? Kjo është ajo që do të mësoni tani.

Bananet janë ndër frutat më të mira dhe me vlera ushqimore.

Një kujdes më i mirë për veten mund të jetë një strategji afatgjatë për luftimin e një problemi në rritje, demencës.