Vetitë kurative të bajameve për shëndetin

23/02/2021 - 09:10

Shpesh herë dëgjojmë të flitet për bajamet dhe vetitë e shkëlqyera që kjo farë ka në shëndetin tonë.

Kur e përmendim bajamen asnjëherë nuk mendojmë edhe për varietetin e egër të saj i cili është edhe më i shëndetshëm dhe më kurativ për trupin dhe shëndetin e njeriut.

Përqendrimi i vlerave ushqyese te farat në përgjithësi është tepër e madhe pasi ato përmbajnë të gjithë elementët jetësore që e bëjnë farën të zhvillohet më pas në një pemë, ndaj ekspertët rekomandojnë që e nevojshme për trupin tonë është që të konsumojmë deri në tre bajame në ditë për të rriturit, ndërsa për të vegjlit do të mjaftonin edhe dy kokrra.

Obeziteti dhe diabeti janë dy nga problemet shëndetësore që bajamja e egër i lufton ato në mënyrë të drejtë për drejtë. Fruti i bajames përmban shumë vitamina, proteina, fibër dhe shumë minerale.

Sëmundje të tjera që bajamja lufton janë ato të zemrës, kontrollon dhe stabilizon kolesterolin e keq në gjak, vitamina E që përmban është një antioksidant i shkëlqyer, lufton fortë arteriosklerozën, Ndihmon në mirëfunksionimin e trurit dhe gjithashtu thuhet se zgjat jetën tek njerëzit.

Kockat dhe dhëmbët janë organe të tjera që përfitojnë vlera të jashtëzakonshme prej bajames dhe meqenëse nuk përmbajnë fare sheqer ato ndihmojnë në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Konsumimi i ujit është i rëndësishëm prandaj përpiqemi të pimë të paktën 1.5 litra çdo ditë.

Kur vjen puna tek rënia nga pesha, burrat dhe djemtë përballen me sfida thuajse unike në krahasim me gjininë tjetër.

Grupi i vitaminave B është i pazevendësueshëm për trupin. Numërohen rreth 8 prej tyre, prej ndaj mer dhe emrin vitamina B kompleks.

Pastrimi i trupit me kafeinë është sa forcues dhe stimulues, aq dhe i shëndetshëm.

Njerëzit që konsumojnë të paktën 2 herë në jave domate janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve kanceroze, permendim ketu: kancerin e mus

Kur lexon për dhjamin në trup, menjëherë të vjen ndërmend mbipesha, kolesteroli i lartë dhe sëmundje të tjera kronike.

Disa thonë se nuk është e shëndetshme të pish ujë ndërsa je duke ngrënë, të tjerë thonë se praktikimi i kësaj të shëndosh, ndërsa disa ek

Kushtet e gabuara të ruajtjes së ushqimit mund të çojnë në prishjen e tyre.

Sëmundjet kardiovaskulare janë pëgjegjëse për shumicën e vdekjeve në vendin tonë.