Vitaminat që çdo grua duhet të marrë çdo ditë

25/05/2020 - 11:20

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre.

Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht nga këto faza të ndryshme të jetës.

Këto nevoja për vitamina dhe minerale fillojnë që në rini e gjatë gjithë jetës, pra para dhe pas menopauzës.

Acidi Folik

Acidi folik është thelbësor për shëndetin e një gruaje. Kjo vitaminë e kompleksit B ndihmon në formimin e qelizave të reja, gjë që kërkon një ritëm më të shpejtë gjatë shtatzanisë. Acidi folik shmang defektet e fetusit dhe është i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e tij. Një grua ka nevojë për 400 mikrogramë acid folik në ditë. Gratë shtatzënë kanë nevojë për deri në 600 mikrogramë acid folik në ditë.

Vitamina D

Me kalimin e moshës, gruaja përballet me ndryshime hormonale, por edhe një shëndet më të dobët të kockave. Gratë janë më të rrezikuara nga osteoporoza dhe frakturat. Për pasojë ato kanë nevojë për vitaminë D e cila ndihmon në përthithjen e kalçiumit. Doza ditore e rekomanduar e vitaminës D është 600 njësi në ditë ose 15 mikrogramë. 

Vitamina C

Vitamina C ndihmon në përthithjen e kolagjenit që e mban lëkurën të shëndetshme dhe elastike. Vitamina C lufton radikalet e lira që dëmtojnë shëndetin e lëkurës dhe qelizate këqija në të gjithë trupin. Një grua ose një vajzë kanë nevojë për 75 miligramë vitaminë C në ditë.

Gjatë shtatzanisë, sasia e kësaj vitamine rritet në 85 miligramë ndërsa për nënat lehonë nevojiten deri në 120 miligramë në ditë. Duhanpirësit kanë nevojë për një dozë shtesë prej 35 miligramësh nga sasia e lartpërmendur.

Vitamina B12

Kjo vitaminë duhet marrë çdo ditë. Ajo gjallëron metabolizmin, mbron qelizat e trurit, krijon hormone dhe rruaza të kuqe të gjakut.

Kjo vitaminë gjendet te burime shtazore. Një grua ka nevojë për 2.4 mikrogramë vitaminë B12 në ditë, ndërsa ajo shtatzënë ka nevojë për 2.6 mikrogramë vitaminë në ditë./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjaft konsumatorë preferojnë t’i nxjerrin farat e rrushit, madje të tjerë nuk konsumojnë as lëkurën e këtyre kokrrave.

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur mustaqet e misrit që në lashtësi, sepse kanë besuar fort se këto fije të holla, në dukje të rëndom

Është koha që fytyra juaj të përballet me faktet, kjo nuk është një kohë e mirë për lëkurën.

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.

Shalqiri dhe pjepri janë dy nga frutat e verës që të gjithë i preferojnë, të shijshëm e me vlera ushqyese.

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitamin

Plakja dhe efektet e saj (duke përfshirë ndjeshmërinë e ulët, shëndetin e dobët të dhëmbëve, humbjen e kujtesës, shikimit dhe dobësimin e

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë