Vlerat e jashtëzakonshme të farave të specit për shëndetin

05/10/2019 - 09:16

Farat dhe speci janë të pandashëm në përmbajtjen e vitaminës C.

Farat e specit jemi mësuar t’i hedhim në kosh përpara çdo gatimi të perimes.

Megjithatë, këto fara bardhoshe kanë të njëjtat vlera si speci vetë.

Speci dhe farat e tij janë të dobishme kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe mbajtjen e kolesterolit në nivele të ulëta.

Specat janë të pasur me fibër, proteinë, vitamina dhe minerale si magnezi, fosfori, kaliumi, hekuri dhe kalçiumi.

Më poshtë gjeni të renditura nga AgroWeb.org vlerat e jashtëzakonshme të farave të specit.

Burim i Vitaminës C

Farat dhe speci janë të pandashëm në përmbajtjen e vitaminës C.

Kjo e fundit ndihmon në përthithjen e hekurit në organizëm dhe është një antioksidant i fuqishëm.

Shëndeti i zemrës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, specat dhe farat e tyre janë një burim i pasur ushqyesish dhe flavonoidësh.

Ata parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe ulin gjasat e shfaqjes së atakut në zemër apo ishemisë.

Kjo është arsyeja përse speci duhet ngrënë me të gjitha farat.

Shëndeti i syve

Vlerat e farave të specit janë të mira edhe shëndetin e syve.

Farat janë të pasura me vitaminë A që përmirëson shikimin, veçanërisht natën.

Vlera të shumëfishta

Të gjitha llojet e specave, pavarësisht ngjyrës, ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të diabetit, kolesterolit dhe dhimbjeve.

Farat përmbajnë kapsaicinë, e cila sipas të dhënave të AgroWeb.org është një substancë e jashtëzakonshme mirëbërëse.

Shëndeti i lëkurës

Farat duhen konsumuar shpesh, sepse përmbajnë shumë vitaminë E, e cila i jep shkëlqim rinor lëkurës dhe i bën flokët më të fortë.

Djegia e kalorive

Nëse jeni duke përgatitur një sallatë me mish pule, përdorni speca bashkë me farë për një shije më të plotë.

Sallata të tilla me këto përbërës janë të shijshme dhe nuk përmbajnë shumë kalori.

Të pasur me fibër

Speci dhe farat e tij janë shumë të pasur me fibër dhe e mbrojnë organizmin nga toksinat dhe bakteret./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Frutat e thata janë të pasura më shumë vlera ushqyese.

Bananja mund të konsiderohet si një frut i nënvlerësuar në krahasim me frutat e tjera ekzotike, të cilat janë kthyer në trend.

Ilaçi "Ibuprofen" në fillimin e pandemisë shkaktoi polemika sepse sugjerohej se rëndonte infeksionin e koronavirusit te të sëmurët.

Pavarësisht dëmeve dhe problemeve që sjell në shëndet pirja e duhanit, shumë individë e kanë të vështirë të largojnë varësinë që kanë pre

A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës?

Shumë individë ndjekin dietën me një sasi të ulët të kalorive gjatë ditës, për të humbur peshë.

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton.

Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres.

Në moshën e tretë, njerëzit kanë nevojë për më pak kalori, duke qenë se nuk janë më aktivë fizikisht dhe metabolizmi është i dobësuar.

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë, sidomos në verë.