Xhenxhefili, një aleat i shkëlqyer për humbje peshe

14/03/2019 - 21:01

Xhenxhefili është një nga produktet më të kërkuar kohët e fundit për përgatitjen e çajërave bimor, infuzioneve dhe pijeve të ndryshme. Arsyeja është e thjeshtë: është një rrënjë me veti të jashtëzakonshme, të cilat vetëm kohët e fundit po njihen më mirë në Perëndim. Ndër cilësitë e shumta të xhenxhefilit, është fuqia e tij për të humbur peshë.

Xhenxhefili është në fakt një aleat i vlefshëm për humbjen e peshës nga djegia e yndyrës trupore: E gjitha në sajë të aftësisë së tij për të përshpejtuar metabolizmin, duke e udhëhequr trupin për të konsumuar yndyrë. Por kjo nuk është e gjitha: xhenxhefil është plot me antioksidantë dhe substanca që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit.

Megjithatë, xhenxhefil është një aleat i shkëlqyer për ata në dietë, sepse jo vetëm që përshpejton metabolizmin, por gjithashtu pengon oreksin. Është e qartë se nuk mjafton vetëm pirja e tij për të marrë përfitimet që duam, por duke e integruar atë së bashku me një dietë të shëndetshme dhe ushtrimet e duhura!

Çaj xhenxhefili

Për të përgatitur siç duhet çajin, vendosni një litër ujë mineral në një tenxhere, disa feta të hollë të xhenxhefil (rreth 3 cm rrënjë). Vendosni ujin të vlojë për 15 minuta. Pastaj hiqeni nga nxehtësia, lëreni të ftohet për disa minuta, shtoni limon dhe mjaltë dhe është gati për t’u shijuar. /Revista Psikologjia

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveritë na këshillojnë gjithmonë të hamë më pak, dhe të ushtrohemi fizikisht më shumë, për të qenë më të shëndetshëm, por kjo paraqet nj

Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pijmë, në të kundër do të gjejmë

Nëse vendosni ushqimet e gabuara në mikrovalë mund të sëmureni, pasi ekspozoheni ndaj kimikateve të dëmshme.

Si mendoni për një ilaç natyral që lehtëson dhimbjet e muskujve dhe të nyjeve? Kjo është ajo që do të mësoni tani.

Bananet janë ndër frutat më të mira dhe me vlera ushqimore.

Një kujdes më i mirë për veten mund të jetë një strategji afatgjatë për luftimin e një problemi në rritje, demencës.

Uji është një nga elementët kryesorë përbërës të trupit tonë.

Mjalti me kanellën janë ndër produktet më të kombinuara të kuzhinës, të cilat së bashku janë shumë efikase kundër disa problemesh shëndet

A keni menduar ndonjëherë përse gogësijmë?