Zbulimi i rëndësishëm tek fasulja për meshkujt

06/03/2019 - 22:25

Zbulohet arma efikase kundër andropauzës. Dhe sekreti qëndron tek fasulja, që ndoshta shumë shpejt mund ta quajmë me të drejtë fasulja magjike. Kështu, pas një studimi që ka zgjatur 8 vjet dhe rezultateve mjaft pozitive, sot është depozituar kërkesa për patentën e principit të produktit final që është natyral. Do të kurojë simptomat e andropauzës, përfshirë edhe prodhimin e reduktuar të testosteronit, osteoporozës dhe sindromës metabolike.

Kërkuesit kanë zbuluar se në natyrë, tek fasulja gjendet një përbërës i ngjashëm me një proteinë që prodhon trupi dhe që ka influencë pozitive në organizëm dhe në aktivizimin e receptorëve.

Studiuesit e Universitetit të Padovës shprehen entuziastë për këtë arritje që mund të ndikojë shumë pozitivisht në jetën e mashkullit. Në fakt, pas moshës 40 vjeç mashkulli pëson ulje të nivelit të testosteronit që mund të shoqërohet edhe me probleme të tjera në sferën seksuale, në peshë, reduktim të masës muskulore etj. Megjithatë do të duhet ende pak kohë që kjo pilulë të dalë në treg.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Siç edhe kishte thënë Benjamin Franklin, fjetja dhe zgjimi herët e bëjnë një njeri të shëndetshëm, të pasur e të mençur.

Lëngu i ekstraktuar nga frutat dhe perimet përmban shumë vitamina, minerale dhe vlera të tjera ushqyese.

Shumë njerëz vuajnë nga rrathët e zinj dhe të fryrë të cilët shfaqen në kohën më të papërshtatshme.

Me ardhjen e stinës së pranverës dhe rritjes së temperaturave është shtuar dhe numri i personave të prekur nga alergji të ndryshme, ndërs

Sipas një studimi të ri ekzaminimi i baktereve dhe viruseve në hundët e fëmijëve mund të japë të dhëna për të përmirësuar diagnozën dhe t

Konsumimi i kastravecit ju sjell shumë përfitime shëndetësore që ndoshta nuk i kini dëgjuar më parë.

Kajsia është një frut e cila së pari është kultivuar në Kinë, derisa persianët e kanë zbuluar.

Kërpudhat mund të jenë një aleat shumë i mirë për rininë e trurit.

Xhenxhefili është një nga produktet më të kërkuar kohët e fundit për përgatitjen e çajërave bimor, infuzioneve dhe pijeve të ndryshme.