Një studim i ri ka qëllim që të shpjegojë përse njerëzit obezë kanë më shumë rrezik që të preken nga kanceri.

Një lloj qelize që përdor trupi për të shkatërruar indet kanceroze bllokohet nga yndyra e trupit dhe ndalon zhvillimin e procesit të mbrojtjes.

Ekipi i kolegjit Trinity Dublin ka zbuluar se obeziteti është një prej shkaqeve kryesore të zhvillimit të kancerit. Më i rrezikshmi që shkaktohet është nga konsumimi i duhanit.

Më shumë se një në 20 raste të kancerit, rreth 22.800 raste çdo vit në Britaninë e Madhe shkaktohen nga pesha e tepërt e trupit.

Ekspertët dyshojnë se yndyra dërgon sinjale në trup, të cilat dëmtojnë qelizat dhe rrisin rrezikun e prekjes nga sëmundja e rëndë. Ende shpresojnë që të gjejnë ilace që luftojnë këto sëmundje.