Zbulohet edhe ky studim për kafenë, ka lidhje me vdekshmërinë

Postuar: 11/07/2017 - 11:48

Sekreti i një jete të gjatë mund të jetë tri gota kafeje, pasi një studim historik zbuloi se kafeja zvogëlon rrezikun e vdekjes nga të gjitha sëmundjet. Shkencëtarët në Imperial College London kanë zbuluar se njerëzit që pinë kafe mund të jetojnë më gjatë se sa ata që nuk pinë.

Edhe kafesë që i hiqet kafeina ka një efekt të ngjashëm. Të dhënat vijnë pas një studimi të madh, ku shkencëtarët analizuan të dhënat nga rreth gjysmë milion njerëz nga 10 vende evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe, ku synimi ishte eksplorimi i efektit të konsumit të kafesë në rrezikun e vdekshmërisë.

Hulumtuesit nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin (IARC) dhe Imperial College London zbuluan se nivelet më të larta të konsumit të kafesë ishin shoqëruar me një rrezik të reduktuar të vdekjes, veçanërisht nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sëmundjet që lidhen me traktin e tretjes.

Kafeja është një nga pijet më të zakonshme të konsumuara në botë, me rreth 2.25 miliardë filxhanë që pihen çdo ditë në mbarë botën.

Kafeja ka në përbërje një sërë elementësh që mund të ndërveprojnë me trupin, duke përfshirë kafeinën, diterpenë dhe antioksidantët.

Studimet e mëparshme që kërkojnë një lidhje midis konsumit të kafesë dhe rezultateve shëndetësore kanë zbuluar rezultate kontradiktore, megjithatë, studimet e mëdha si në SHBA dhe Japoni kanë zbuluar efektin potencial të përfitimit nga kafeja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Konsumi i shpeshtë i rrushit është një veprim që ndikon drejtpërdrejt në fuqizimin e imunitetit në oraganizmin e njeriut.

Një nga dilemat më të mëdha të nënave të reja, është se si do ta ushqejnë fëmijën e tyre, kur të mos i japin më qumështin e gjirit.

   Të ëmbla, të shijshme dhe të pasura me vlera ushqyese.

   Ekzistojnë gjashtë arsye përse çdo ditë duhet të pini një gotë qumësht lope apo qumësht bademi me pak mjaltë natyral.

Dobitë e shegës në shëndet janë cilësuar gjithmonë, por ajo çfarë ju nuk dini me siguri është që shega gjithashtu mbron dhe rigjeneron lë

Nëse goja juaj mban erë të keqe atëherë diçka nuk shkon me shëndetin tuaj, ose ju nuk po kujdeseni si duhet për veten.

Bajamet janë fruta të thata të cilat ndihmojnë për të pasur një organizëm të shëndetshëm.

Përpjekjet për të hequr qafe dhjamin e barkut është një problem i përbashkët i shumë njerëzve, që përpiqen të bëjnë ushtrime për bark të

Të qëndruarit ulur për një kohë të gjate, sjell një sërë rreziqesh për shëndetin e njeriut, madje deri në humbjen e jetës.

Sipas një studimi të ri britanik, një parazit që zakonisht gjendet në macet fekale mund të shkaktojë Alzheimer, Parkinson dhe madje edhe