Prej më shumë se një viti, bota është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Shpresat mbeten tek vaksinat se sa efikase do të jenë ato, ndërsa nga ana tjetër qytetarët po riinfektohen. Shumë shtete ende kanë në fuqi masat e izolimit, e po kështu disa shtete të tjera kanë lehtësuar masat.

Virusi shfaq simptoma si ethe, kollë, marrje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. Në rastet më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

Sipas një studimi të bërë kohët e fundit, është arritur në konkluzionin se “Sars-Cov2/COVID-19” po i atribuohet edhe një tjetër simptomë.

Mësohet se COVID-19 shkakton edhe ënjtje të gjëndrave të pështymës në gojë. Studimi i botuar në “Journal of Dental Research” është kryer tek 122 pacientë të infektuar me COVID në Itali, ku është arritur në përfundimin se tre muaj pas infektimit, 8 nga 10 pacientë kishin ndonjë formë ënjtje në fytyrë, ose gojë. Gjithashtu është mësuar se 43% e pacientëve kanë pasur gjëndra të fryrë të pështymës.