Zbuloni ushqimet që heqin mërzitjen

13/06/2019 - 09:35

Gjendja shpirtërore ka lidhje të pashmangshme me ushqyerjen.

Të gjithë studiuesit janë të mendimit se ushqimet që ne hamë ndikojnë direkt në ndjenjat tona, ndaj AgroWeb.org këshillon që të rishikoni pushtetin që ushqimet e shpejta kanë te ju.

Të gjithë prej nesh, kemi ditë të mira dhe ditë të këqija dhe ushqyerja është patjetër një faktor i rëndësishëm në ndjenjat tona.

A mundemi ne të planifikojmë ushqyerjen tonë që të kemi një ditë të mirë? Patjetër që po.

Marrëdhënia mes ushqimit dhe humorit është e ndërlidhur nëpërmjet transmetuesve nervorë siç është serotonina dhe kimikateve organikë siç janë dopamina dhe norepinefrina.

Ushqimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në gjendrat hormonale në tru, duke influencuar sasinë e prodhimit të këtyre hormoneve.

Një studim i vitit 2015 i publikuar në revistën Nutritional Neuroscience ekzaminoi lidhjen mes ushqyerjes dhe luhatjeve të humorit tek të rriturit.

Rezultatet konfirmuan që një ushqyerje me yndyrna të ngopura dhe shumë kalori shkaktonte depresion.

Cilët janë ushqimet që na gjallërojnë shpirtin apo ato që na prishin humorin?

Gjatë tretjes, proteinat shpërbëhen në aminoacide. Transmetuesit nervorë që formohen me këto aminoacide na mbajnë zgjuar, rrisin nivelet e energjisë dhe e shfrytëzojnë plotësisht atë.

Peshku, mishi dhe shpendët renditen si ushqime me nivel të lartë proteinash.

Nëse nuk merrni mjaftueshëm aminoacide, atëherë do të prekeni nga depresioni. Po ashtu edhe nga humbja e përqendrimit, prishje të ekuilibrave hormonalë dhe çrregullime të gjumit.

Karbohidratet përshpejtojnë qarkullimin e gjakut dhe na ofrojnë qetësi. Studimet kanë treguar se njerëzit që mbajnë dietë për 2 javë duke ulur nivelin e karbohidrateve, përballen me rrezikun në rritje të depresionit pas përfundimit të dietës.

Ushqimet që përmbajnë karbohidrate janë buka, biskotat me kripë, makaronat, frutat dhe drithërat. Karbohidratet e mira janë ato që nuk përpunohen duke u zbardhur.

Studimet kanë treguar që mungesa e acidit folik mund të shkaktojë depresion.

Studime të zgjeruara kanë provuar se pacientët që vuanin nga depresioni kishin nivele të ulëta të acidit folik në organizëm. Një racion me spinaq ose një gotë me lëng portokalli ka fuqinë të parandalojë depresionin.

Gjendja e mërzitjes rritet kur qelizat nuk reagojnë ndaj insulinës si pasojë e sheqernave dhe yndyrnave të tepërta. Shkencëtarët pranojnë që rezistenca ndaj insulinës shkakton depresion.

Molla dhe rrushi janë të pasur me fruktozë.

Mjekët rekomandojnë të kini kujdes kur konsumoni këto fruta dhe të shmangni pijet me aciditet të lartë, kosët me shije të ndryshme shtesë, ëmbëlsirat, biskotat e thata, dhe drithërat. Ata rekomandojnë konsumimin e frutave me pak fruktozë siç janë luleshtrydhet.

Triptofani rrit serotoninën e njohur ndryshe si hormoni i lumturisë.

AgroWeb.org ju rekomandon të konsumoni arra, tërshërë dhe djathë që të plotësoni nevojën për triptofan.

Me rritjen e niveleve të hormonit të lumturisë, shuhet uria. Për më tepër, niveli i triptofanit bie gjatë çrregullimeve me gjumin dhe depresionin.

Çokollata përmban një susbstancë të quajtur phenylethylamine e cila ndërvepron me endorfinën.

Ka të dhëna shkencore që provojnë se çokollata ka një ndikim pozitiv në humorin e njeriut pavarësisht sasisë së madhe të sheqerit, yndyrës, kafeinës dhe substancës së lartpërmendur.

Sheqeri te çokollata shkakton sekretimin e serotoninës ndërkohë që yndyrnat nxisin sekretimin e endorfinës. Ky kombinim shkakton një fenomen të njohur si “lumturia optimale e trurit.”

Kafeina te çokollata ofron një ndikim të përkohshëm gjallërues te njeriu./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të gjithë kemi gabuar me mënyrat sesi e kemi mbrojtur lëkurën nga rrezet e forta të diellit.

Mjalti dhe vaji i ullirit janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Vlerat shëndetësore të tyre janë të mrekullueshme.

Për një barkë të sheshtë ju duhet të konsumoni ushqime që përshpejtojnë metabolizmin tuaj dhe që nuk shkaktojnë fryrje.

Hithra rekomandohet për trajtimin e disa sëmundjeve dhe është një nga bimët natyrale medicinale më të zakonshme.

Është makthi i shumë prindërve, megjithatë ky fenomen nuk prek vetëm fëmijët.

Alkooli është droga më e rrezikshme për shëndetin e njeriut, më i rrezikshëm edhe se llojet më të forta të drogave të tjera si kokaina, h

Trupi ynë akumulon toksina pasi ne jemi vazhdimisht duke u ekspozuar në ditët e sotme drejt tyre nëpërmjet ushqimit, kimikateve, ndotjes

Thinjat mendohet të jenë treguesi kryesor i plakjes, por jo domosdoshmërisht flokët e bardha apo gri nuk do të thonë gjithmonë se ju po p