Sherr me të moshuarin, 57-vjeçarja i hedh benzinë në trup

23/12/2015 - 19:44

Një grua është arrestuar sot në flagrancë, në Tiranë, pasi  tentoi t’i vinte flakën një të moshuari. Ngjarja ka ndodhur në drekë, teksa e arrestuara Afërdita Kanto, 57 vjeçe banuese në Kombinat, pati një konfikt me një të moshuar M.H 77 vjeç. Ajo kishte me vete edhe një shishe me lëndë djegëse benzinë dhe ia hodhi në trup të moshuarit në përpjekje që t’i vinte flakën.

Fatmirësisht, kanë ndërhyrë forcat e rendit duke parandaluar ngjarjen e rëndë. Kanto është arrestuar dhe pritet të japë përgjigje për ngjarjen.

Sipas Policisë, Kanto dhe i moshuari kishin një konflikt pronësie prej vitesh në zonën e Yzberishtit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: