Sherr mes kunatash, procedim penal 69 vjeçares

09/01/2013 - 20:50

 

DURRES- Një ditë më parë filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases L.M., 69 vjeçe,  banuese  në Krujë.

 

Bazuar në kallëzimin e bërë në Polici nga shtetasja M.L., 58 vjeçe, banuese në Shijak Durrës, e ve, rezulton se shtetësja L.M., me datë 02.01.2013, në banesën e 58-vjeçares në qytetin e Shijakut, për motive të dobëta ka shtyrë kunatën e saj, shtetasen e mësipërme, duke i shkaktuar dëmtime që humbasin aftësinë për punë deri në 9 ditë.

Materialet proceduriale të përpiluara iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: