Shijaku nis investimet, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve

09/06/2015 - 20:05

9 qershor 2015 – Qendra e Shijakut është shndërruar në një kantier ndërtimi, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 21 qershorit. Rruga hyrëse është shkatërruar, ashtu si dhe një pjesë e lulishtes. Investimi, sipas kandidatit të djathtë, Redi Saraçi, po kryhet në fushatë, për të treguar se bashkia ka hapur vende pune. “Ato 1 miliard lekë mund të kishin investuar për të çuar ujin e pijshëm në disa lagje, i cili mungon edhe këtë verë. Qytetit i duhet rindërtim, por jo në zonën e lulishtes dhe jo para zgjedhjeve”, deklaroi Saraçi. Këto punime kanë vështirësuar dhe lëvizjen e banorëve të Shijakut, pasi kanë bllokuar dy rrugët kryesore të tij.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: