Shkencëtari që nuk bën dush prej 12 vitesh (Video)

10/09/2015 - 09:34

10 shtator 2015 - Është e ekzagjeruar, por një shkencëtar nga Bostoni nuk ka bërë dush për 12 vite, në mënyrë që të ruajë bakteret në trup.

Në vend të dushit, shkencëtari Dave Whitlock e spërkat trupin dy herë në ditë, me një lëng që përmban baktere.

Lëngu AOBiome, që është i mbushur me baktere, i lufton bakteret e panevojshme të trupit dhe e pastron trupin. Më pas, Dave e fërkon trupin me një sfungjer të thatë, për të hequr lëkurën e panevojshme.

Mediat e huaja raportojnë se Dave është bërë vullnetar i eksperimentit, për të treguar përparësitë e pastrimit me lëngun bakterial. Madje ai thotë se të gjithë duhet të pastrohen me spraj dhe të ruajnë ujin.

/S.L. portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: