Shokuese / Arbitri e nxjerr me të kuqe, lojtari i merr jetën me grusht (FOTO)

03/07/2014 - 17:11

SHBA, 3 korrik 2014 – Një ngjarje shokuese është regjistruar në një fushë futbolli në Detroit. Arbitri 44 vjeçar John Bieniewicz ka mbetur i vdekur, pasi është goditur me grusht nga një lojtar, të cilin ai e nxorri me karton të kuq.

Pikërisht nxjerrja e kartonit të kuq, i kushtoi jetën arbitrit, i cili u godit me një grusht të hekurt nga lojtari 36 vjeçar Baseel Abdul-Amir Saad, gjatë një ndeshjeje ditën e dielë.

Ky i fundit reagoi në mënyrë të dhunshme duke goditur me sa kishte fuqi arbitrin, i cili ra në tokë pa ndjenja dhe humbi jetën pas dy ditëve në gjendje kome.

“Nuk kam parë asgjë të ngjashme në jetën time. Arbitri nuk bëri asgjë për të provokuar një reagim kaq të dhunshëm”,- tha pas këtij episodi shokues një nga lojtarët e pranishëm në fushë.

“John nuk pati kohë as të kuptonte se çfarë po ndodhte”,- tha futbollisti Scott Herkes.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: