Shorti i Champions League, ja çiftet e playoff-it

07/08/2015 - 14:33

7 gusht 2015 - Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për fazën "Play-Off" të Champions League me kampionët e Shqipërisë Skënderbeun, që do të përballet me Dinamo Zagreb. Kundërshtari i ekipit të Mirel Josës është shumë i fortë, por korçarët nuk kanë asgjë për të humbur. Edhe në rast eleminimi ata do të jenë pjesë e grupeve të Europa League, rezultat historik ky për një ekip shqiptar. Nga përballjet e të mëdhenjve bie në sy çifti Lazio-Bayer Leverkusen dhe Valencia-Monaco, ndërsa Manchester United ka qënë me fat duke patur përballë belgët e Clube Brugge. Ndeshjet e para luhen më 18/19 gusht, ndërsa ato të kthimit pas një jave. 

Ja 10 çiftet e fazës Play-Off të Champions League:

1. Astana-Apoel
2. Skënderbeu-Dinamo Zagreb
3. Celtic-Malmo
4. Basel-M.Tel Aviv
5. Bate-Partizan Beograd
6. Lazio-Bayer Leverkusen
7. Manchester United-Clube Brugge
8. Sporting Lisbona-CSKA Moska
9. Rapidi i Vienës-Shakhtar Donetsk
10. Valencia-Monaco

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: