Një gabim i motrës së Ronaldos fut në telashe familjen, nisin hetimet

14/07/2020 - 14:53

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet djali 10-vjeçar i “yllit” të Juventusit mbi një motor uji (jet ski) në Paul do Mar, në jug të ishullit Madeira.

Edhe pse e ka fshirë shumë shpejt videon, nuk u ka shpëtuar syve të mprehtë, që e kanë ruajtur menjëherë. Autoritetet në Portugali kanë hapur një hetim për rastin në fjalë, pasi është e pakonceptueshme që një djalë 10-vjeçar të ngasë një motor uji, pasi, përveçse jetën e tij, rrezikon edhe të të tjerëve.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, gjobat për personat që ngasin pa licencë mjete të tilla ujore shkojnë nga 13 mijë deri 67 mijë dollarë.

Shefi i policisë lokale, Guerreiro Cardoso, ka konfirmuar se ka nisur një hetim, pavarësisht se videoja u zhduk shumë shpejt nga rrjetet sociale, duke kujtuar se për të patur patentë për motorët e ujit është e detyrueshme të jesh në moshë madhore (që sigurisht është shumë më tepër se 10 vjeç).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-shoqja e Meghan Markle foli para mediave të huaja për martesën e saj të parë dhe ka ndarë detaje deri më tani të panjohura.

Aktori i humorit, Florjan Binaj u infektua me Covid-19 një muaj më parë dhe arriti ta fitojë betejën me virusin.

Moderatorja Marina Vjollca i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj me postimin e fundit në rrjetet sociale.

Këngëtarja e suksesshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa së fundmi ka mbledhur disa nga ikonat e muzikës për të bërë këngë remix.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko është shëruar nga koronavirusi.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha duket se nuk po kalon ditë të mira për shkak të problemeve me shëndetin.

Së fundmi Sara Hoxha, e dashura e Ledrit ka postuar një foto ku tregon strijat në pjesën anësore të kofshëve.

Kanye West synon të fitojë dashurinë e bashkëshortes së tij Kim Kardashian me pushime, ku do të përpiqet të rregullojë gjërat.

Meghan Markle feston sot ditëlindjen e saj të 39-të dhe nuk ka munguar urimi nga mbretëresha Elizabeth, Princi William dhe bashkëshortja 

Françeska Jaçe është një nga femrat më seksi dhe ekstravagante shqiptare.