Plas te PSG, lojtarët tërbohen me alkool dhe muzikë pas humbjes në Champions (VIDEO)

22/02/2020 - 14:24

Që këto nuk janë kohë të qeta për Paris SG, kjo dihej. Por situata nuk pritet të ndryshojë, përkundrazi është përkeqësuar. Meritë për këtë kanë vetë futbollistët, më saktë Mauro Icardi, Angel Di Maria dhe Edison Cavani.

Të tre kishin ditëlindjen më 14 shkurt, ndërsa vendosën të organizonin një festë të përbashkët. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por koha e zgjedhur për të festuar nuk ishte e duhura.

Pamjet e publikuara dhe që po bëjnë xhiron e botës tregojnë se si thuajse të gjithë futbollistët e Paris SG, “tërbohen” mes alkoolit dhe muzikës latine pas humbjes së rëndë në Champions League kundër Borussia Dortmund.

Kjo festë nuk është pritur aspak mirë në klub dhe nga trajneri Tomas Tuchel, që vetëm një muaj më parë kishte folur hapur kundër festës së organizuar nga Neymar. Tifozët kanë nisur një fushatë të ashpër akuzash në rrjetet sociale, teksa edhe mediat franceze nuk i kanë kursyer akuzat.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja e njohur Pink ka treguar është prekur nga koronavirusi. 

Pas kthimit nga Amerika, këngëtari Robert Berisha qëndroi 14 ditë në izolim në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, si rrjedhojë e masës së

Oprah Winfrey, moderatorja e famshme amerikane, ka deklaruar se do të dhurojë 10 milionë dollarë për të mbështetur njerëzit dhe qytetet n

Leonardo DiCaprio do të ndihmojë në nismën e Fondit të Ushqimit të Amerikës, i cili tashmë ka mbledhur 12 milionë dollarë për të ndihmuar

Aktori turk mjaft i dashur për publikun shqiptar, Kivanç Tatlitug është dërguar në spital pasi dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi.

Pas lajmit që qarkulloi në disa media se xhaxhai i këngëtares Greta Koçi është dënuar me 7 vite burg pasi ka përdorur emrin e saj për të

Një tjetër vdekje e një artisti është shënuar nga koronavirusi.

Moderatorja e njohur e RTSH-së, Hygerta Sako duket se nuk e ka pritur mjaft mirë shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen e koro

Trajneri i njohur i dialektit, 76-vjeçari Andrew Jack ka humbur jetën të martën në një spital në Surrey, pas betejës me koronavirusin.