Në kohë pandemie festimi i 50 viteve të një perëndeshe të Olimpit si Naomi Campbell, megjithëse në një hotel të madh, nuk ishte e mundur.

Miqtë e saj donin të organizonin një festë surprizë për të në hotelin luksoz ”Myfair” në Londër, qyteti ku jeton Naomi, por miqtë duhej të vinin nga e gjithë bota dhe tubimet dhe festimet janë të ndaluara ndërkohë, kështu që festa nuk do të bëhet.

Sigurisht, Naomi nuk është nga ato që lihet në karantinë, edhe nëse së fundmi me selfiet që ka postuar në mediet sociale, ku tregon veten të mbuluar me veshje mjekësore, maskë, doreza, ndërsa udhëton me aeroplan, ndezin një pandemonium kritikash.

Por, ajo vazhdon dhe në këtë periudhë të mbushë kopertinat e revistave, së fundmi kopertinën e revistës ”Essence”, që gjithashtu feston 50-vjetorin e botimit.

Sidoqoftë, efektet e kohës duket se nuk kanë pasur asnjë efekt në bukurinë e saj, por kalendari tregon që Naomi, sipas revistës ”People” është mes 50 grave më të bukura të historisë.

E lindur më 22 maj të vitit 1970 në Streatham në Londër, nga 18-vjeçarja Valerie Morris, një balerinë me origjinë xhamajkane, Naomi është akoma një kërkesë e madhe në sfilatat e markave të mëdha dhe në reklama, aq shumë sa trashëgimia e saj sot duket të jetë rreth 60 milionë dollarë.

Emrat përkëdhelës të Naomit janë Perla e Zezë dhe Pantera e Zezë, por ajo ka dashur të tregojë se nuk është vetëm një grua e bukur dhe e pasur, por edhe një person i angazhuar në punë sociale, në veçanti aktive në luftën kundër varfërisë në Afrikë.